Skip to content
  • PËR NE
  • PUBLIKIMET / SHPALLJET
  • LAJMET
  • DONATORËT
  • GALERIA
  • NA KONTAKTONI

MIRË SE VINI!

Network of Peace Movement (NOPM)

LAJMET

Published 10/02/2019

Roganë: Mbahet trajnimi i tretë në shkolla mbi pjesëmarrjen e të rinjve në vendim-marrje dhe politikë bërje

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), mbajti aktivitetin e radhës në kuadër të projektit. Kësaj radhe trajnimi u mbajt me nxënësit e shkollës së mesme ne fshatin Roganë te komunës se Kamenicës, konkretisht ne gjimnazin  “Sejdi Kryeziu”, ku tema e shtjelluar gjatë trajnimit ishte – Pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje dhe politik bërje, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.

Drejtoresha e NOPM Besime Tusha bëri hapjen informuese ku pjesëmarrësit e trajnimit u njoftuan lidhur me qëllimet e projektit dhe aktivitetit në veçanti ndërsa prezantimi dhe mbajtja e trajnimit, u bë nga konsulenti i angazhuar nga organizata NOPM, z. Rasim Alija, i cili para nxënësve shtjelloi konceptet e qytetarisë aktive, format e pjesëmarrjes në jetën publike institucionale dhe angazhimin qytetarë.
Me pjesëmarrjen e rreth 33 pjesëmarrësve si pjesë e trajnimit, të pranishmit patën rastin të  informohen më gjerësisht rreth nocionit të demokracisë, aktivizmin qytetarë, dhe vullnetarizmin. 

Gjithashtu, nxënësit patën rastin të informohen edhe për punën e institucionit të komunës, këshillit te veprimit rinor lokal dhe qendrave rinore si mundësi e angazhimit të tyre në forma konkrete.

Seanca trajnuese u zhvillua në mënyre interaktive, duke i nxitur nxënësit që te jenë pjesë aktive e temës së trajnimit duke i shtyrë të tregojnë përvojat e tyre në raport me angazhimin e tyre rinor, angazhimin në KVRL, dhe modelet e punës vullnetare, duke u a shpjeguar edhe kornizën ligjore, më saktësisht Ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Published 10/02/2019

Organizohet debati publik me qytetarë mbi plotësim/ndryshimin rregullores për Mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit në qytetin e Kamenicës

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) më 21 Dhjetor 2016 në Kamenicë ka mbajtur konsultimin e gjashtë publik me qytetarë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe anëtarët e grupit punues për hartimin e rregullores për mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit në qytetin e Kamenicës.

Me një pjesëmarrje të kënaqshme te pjesëmarrësve, te  pranishmit u njoftuan për qëllimin e projektit si dhe bashkëpunimin me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe komisionin punues për ndryshimin dhe hartimin e kësaj rregullore.

Gjatë këtij konsultimi publik u prezantua para qytetarëve drafti i pare i  rregullores për mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit në qytetin e Kamenicës, e cila është punuar dhe ndryshuar në grupin punues muajin e kaluar. Gjithashtu, të pranishmit ishin të inkurajuar që të japin propozime apo rekomandime të cilat më tej do të inkorporohen në versionin final të rregullores e cila do të miratohet ne fund të muajit në seancën e radhës të kuvendit komunal.

Të pranishmit patën mundësinë të ofrojnë sugjerimet, propozimet dhe komentet e tyre lidhur me rregulloren si dhe të diskutojnë çështje të ndryshme të rregullores të cilat kanë qenë me interes për ta.
Qëllimi i këtij debati publik ishte përfshirja e qytetarëve veçanërisht grupeve të interesit në plotësimin dhe ndryshimin e kësaj rregullore në bazë të sugjerimeve të tyre të cilat mund të përfshihen në rregullore në bazë të legjislacionit në fuqi.

OJQ NOPM përmes konsulentit ka lehtësuar këtë takim publik me qytetare dhe së bashku me grupin punës qe ka qenë pjesë e panelit gjatë diskutimeve publike.

Në debat publik kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve duke përfshirë qytetare, zyrtarë komunal, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, dhe mediave, të rinjtë, etj. Në total kanë qenë rreth njëzetë e gjashtë (26) pjesëmarrës, prej tyre njëzete e një (21) meshkuj, nder ta një (1) mashkull serb dhe pesë  (5) femra, nder ta një (1) femër serbe

Në fund të debatit publik, kryesuesi i grupit të punës dhe përfaqësuesit e OJQ-se NOPM  siguruan të pranishmit se do të inkorporojnë në draft rregullore të gjitha sugjerimet, propozimet dhe komentet e ofruar si dhe do ti fusin rregulloren me të gjitha ndryshimet në kuvend për aprovim.

Published 10/02/2019

Mbahet trajnimi mbi pjesëmarrjen e të rinjëve në vendim-marrje dhe politikë bërje

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – NetworkofPeaceMovement (NOPM), më datën 22 Nëntor, 2016 në Kamenicë mbajti trajnimin me nxënësit e Gjimnazit  ”IsmailQemaili’’ në Kamenicë. Tema e trajnimit ishte  pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje dhe politik bërje, në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.

Hapja e takimit u bë nga znj. Besime Tusha, ku pjesëmarrësit e trajnimit u njoftuan lidhur me qëllimet e projektit dhe aktivitetit në veçanti.
Prezantimi dhe mbajtja e trajnimit, u bë nga konsulenti i angazhuar nga organizata NOPM, z. Rasim Alija, i cili para nxënësve shtjelloi konceptet e qytetarisë aktive, format e pjesëmarrjes në jetën publike institucionale dhe angazhimin qytetarë.
Gjatë trajnimit nxënësit u informuan më gjerësisht me të kuptuarit e demokracisë, aktivizmin qytetarë, dhe vullnetarizmin. 
Gjithashtu pjesëmarrësit patën rastin të informohen për punën e institucionit të komunës, këshillit te veprimit rinor lokal dhe qendrave rinore si mundësi e angazhimit të tyre në forma konkrete.

Trajnimi ka qenë interaktiv duke u a mundësuar pjesëmarrësve shfaqjen e mendimeve dhe opinioneve në lidhje me temën e trajtuar.
Gjithashtu, gjatë trajnimit u zhvillua edhe një pyetësor me nxënësit në mënyre që t’i masim njohuritë e tyre rreth qeverisjes lokale në përgjithësi.

Published 10/02/2019

Mbahet punëtoria për hartimin e planit të veprimit për komitetin/komisionin komunal për iniciativë

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), më datën 31 Tetor, 2016 në Kamenicë ka mbajtur punëtorinë mbi hartimin e Planit të Veprimit të Komitetit për Iniciativë, në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte rritja e angazhimit të anëtarëve të komiteti/komisionit për iniciativë, akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në hartimin e planit të veprimit për Komitetin për Iniciativë për periudhën vjetore 2016/2017.Gjithashtu, të pranishmit u njoftuan projektin në përgjithësi si dhe rëndësinë e tij. Si rezultat i kësaj punëtorie, është hartuar versioni i parë i planit të veprimit i cili shumë shpejtë me ndihmën e konsulentit nga ana e NOPM-së, do të ri-shikohet, finalizohet dhe aprovohet. Gjithashtu, me këtë rast, gjatë punëtorisë është zgjedhur edhe kryesia e komitetit/komisioni për iniciativë.Në këtë punëtori kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve duke përfshirë anëtarët e komitetit për iniciativë, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunal, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave, qytetarë, etj. Në total kanë qenë rreth njëzetë (20) pjesëmarrës, prej tyre dhjetë (10) meshkuj dhe dhjetë (10) femra.

Published 10/02/2019

Komuna e Kamenicës formon komitetin/komisionin komunal për Iniciativë

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – “Network of Peace Movement” (NOPM), ka mbajtur takim me kryetarin e komunës së Kamenicës Z. Begzad Sinani.Në kuadër të projektit“Rritja e Pjesëmarrjes së Publikut në Vendim-marrje dhe Politikë-bërjes përmes Avokimit të Autoriteteve Komunale dhe Ngritjes së Kapaciteteve të Komiteteve Konsultative dhe Këshillave të Fshatrave”, projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga Organizata Jo-qeveritare NOPM.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi i kryetarit rreth projektit në fjalë dhe sigurimi i përkrahjes nga ana e komunës për implementim të suksesshëm të projektit. Me këtë rast, kryetari Sinani ofroi mbështetje dhe u zotua së do të jetë i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm të tij dhe stafit të vet.

Si rezultat i këtij takimi, kryetari mori vendim për themelim të Komitetit për Iniciativë, i cili është parashikuar si aktivitet i parë në projekt, që ka për synim kryesor sugjerimin dhe propozimin e iniciativave të ndryshme tek autoritet komunale (kryetari dhe kryesuesi) në interes të qytetarëve. Ky komitet do të ketë përbërje prej 9 anëtareve, 3 (tre) nga ta do të jenë pjesë e ekzekutivit të komunës dhe 6 (gjashtë) të tjerë do të jenë përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe qytetarë.

Published 10/02/2019

Diskutohet roli i shoqërisë civile në Kamenicë

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të diskutohet roli i organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e implementimit të Planin e Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE-së) 2016 ne nivel lokal, përgjegjësit dhe obligimet autoriteti lokal që ndërlidhën me Integrimet Evropiane si dhe koordinimin e tyre dhe zyrtareve komunal për Integrime Evropiane.
Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të administratave lokale për t’u ofruar shërbime qytetarëve në mënyrë efektive dhe të barabartë lidhur me proceset e integrimeve evropiane” të financuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe të zbatuar nga OJQ Network of Peace Movement – NOPM/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore – RRLP ka organizuar punëtori me qëllim të njoftimit mbi rolin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në monitorimin e Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE-së) procedurat që ndërlidhën me Integrimet Evropiane, si dhe koordinimin e tyre dhe Zyrtarëve për Integrime Evropiane (ZIE).
Në punëtori kanë marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm duke filluar nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët e integrimeve evropiane, zyrtarë komunal dhe përfaqësues të mediave lokale nga komuna e Kamenicës dhe Novobërdës.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të diskutohet roli i organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e implementimit të Planin e Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE-së) 2016 ne nivel lokal, përgjegjësit dhe obligimet autoriteti lokal që ndërlidhën me Integrimet Evropiane si dhe koordinimin e tyre dhe zyrtareve komunal për Integrime Evropiane.
Fillimisht, të pranishmit u njoftuan me qëllimin e aktivitetit, më gjerësisht mbi procesin e integrimeve Evropiane, veçanërisht me rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimeve Evropiane si dhe rreth monitorimit të zbatimit të PVPE-së, përmes disa prezantimeve në ‘PoëerPoint’.
Diskutimi kryesisht u fokusua në rolin e shoqërisë civile karshi Planit të veprimit të partneritetit evropian dhe mënyrës se si mund të ndikoj në proceset e integrimit evropian.
Gjithashtu, u përmendën edhe objektivat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria civile, po ashtu edhe zyra për integrime evropiane nëpër komuna.
Ndër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen organizata e shoqërisë civile dhe zyrtarët komunal për Integrime Evropiane janë:
* Mungesa e bashkëpunimit në mes të OSHQ-ve dhe ZIE në nivel komunal;
* Mungesa e bashkëpunimit të mediave lokale me institucionet lokale në përgjithësi;
* Mungesa e Zyrës për investime kapitale në komunë;
Rekomandimet që dolën nga kjo punëtori janë si vijimi:
* Angazhimi apo kontraktimi i OSHC-ve nga ana e komunave për kryerjen e shërbimeve të ndryshme;
* Krijimi i një qendre apo pike kyçe për komunikim të ndërsjellët;
* Rrjetëzimi i OSHC-ve sipas profileve dhe fushë veprimtarisë së tyre;
* Hartimi i planit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, planit për menaxhimin e mbeturinave komunale, dhe krijimin e hapësirave të hapura publike për persona me nevoja të veçanta;
* Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve përmes trajnimeve të ndryshme, mbi njohurit më të mira të institucioneve të BE-së.

Published 10/02/2019

Përfundon shpërndarja e teksteve shkollore në të gjitha shkollat e komunës

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë, të shtunën (17 shtator) ka pranuar pjesen e dytë të librave nga Ministria e Arsimit, ku po atë ditë ka bërë shpërndajën në çdo shkollë të komunës, ndërsa me 19 Shtator çdo nxënësit iu ndanë të gjitha librat.

Drejtori i arsimit Agim Shkodra ka falenderuar ministrinë për paisjen me tekste shkollore, njëherit falenderon stafin e DKA-së dhe drejtorët e shkollave për bashkëpunimin gjatë procesit të shpërndarjes së librave, kurse nxënësve iu uroi një vit të mbarë dhe të sukseshëm shkollor.

Published 10/02/2019

Kamenicë: Organizohet tryeza e rrumbullakët mbi qeverisjen e mire, etikën dhe llogaridhënien në nivel lokal


Në kuadër të projektit “ Promovimi I Kodit te Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës ne Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës në Prishtinë dhe të zbatuar nga OJQ NetworkofPeaceMovement/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore ka organizuar  një tryezë të rrumbullakët mbi qeverisjen e mire, etikën dhe llogaridhënien në nivel lokal në Kamenicë.
Ne këtë tryeze Drejtoresha e OJQ-së, NOPM Besime Tusha, njëherë edhe projekt menaxherja e projektit, ka prezantuar raportin mbi te gjeturat e anketimit lidhur me kënaqësinë e qytetarëve ndaj shërbimeve publike komunale dhe përgjegjësitë e komunës , si dhe ka prezantuar  draft kodin e  etikës për të zgjedhurit e popullit.
„Qëllimi i kësaj tryeze është të rrisë vetëdijen e publikut dhe fuqizimin e etikës publike në nivel lokal si dhe të theksoj rolin dhe përgjegjësit e komunës që të jetë transparente, krijoj mundësi për informacione te qasshme për publikun dhe te siguroj se procesi i vendim-marrjes komunale te jete sa ma  transparent dhe i përgjegjshëm”, kathënë Tusha .
Raporti  nga gjetja e anketimit te kryer me qytetarët e komunës se Kamenicës, është kryer nga vullnetaret e OJQ Rrjeti i LëvizjesPaqësore (NOPM) me rreth 100 qytetar te komunitetit Shqiptar,Serb dhe Romë, qëllimi i këtij studimi-anketimi ka qenë  matja e shkallës e kënaqësisë së qytetarëve ndaj shërbimeve publike komunale dhe përgjegjësitë e komunës .
Sipas te gjeturave te hulumtimit ende vërehet se qytetaret nuk janë ne dijeni dhe te informuar lidhur me punën e komunës ne përgjithësi si breng me e madhe e qytetareve mbetet përformanca e kuvendit komunal, varfëria dhe shërbimet e dobëta te kujdesit shëndetësor, rreth 80% te anketuarve janë përgjigjur se autoritet komunale mund ti zgjedhin problemet e komunës me një përkushtim më të madh te administratës dhe kuvendit komunal.
Sa i përket punës te Kuvendit Komunal dhe Komitetit për Politik dhe Financa të anketuarit nuk janë shumë të informuar lidhur me obligimet dhe detyrat e anëtarëve te kuvendit si pasoje e mos informimit se çka realisht ndodhe ne seancat e kuvendit komunal.
Sipas pjesëmarrësve raporti nga gjetja e anketimit te kryer me qytetarët e komunës se Kamenicës, është një raporte gjithëpërfshirës, shumica e debatuesve kanë dhënë mendimet e tyre duke mos munguar edhe kritikat mbi te gjeturat e këtij raporti .

Published 10/02/2019

Komuna e Kamenicës inicion ndryshimin dhe harmonizimin e rregullores mbi mbrojtjen e të miturve nga dukuritë qe e dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) ne kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) me 17 Maj ka organizuar takimin e  tretë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale mbi “Mbrojtjen e të miturve nga dukuritë qe e dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre”

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet  dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Në përbërje të grupit punues kanë qenë policë, zyrtarë ligjore, zyrtarë për të drejta të njeriut, udhëheqës të shërbimeve sociale, në krye me kryesuesen e grupit, koordinatoren për të drejta te njeriut.

Grupi punues i përbërë nga nëntë (9) anëtarë, ofruan diskutim dhe propozime në raport me rregulloren në fjalë, duke punuar përmes projektorit, ku u diskutuan dispozitat ligjore si dhe secilin nen veç e veç të rregullores me qëllim te plotësimit dhe harmonizimit të rregullores me legjislacioni primar dhe sekondar. Është vërejtur mungesa e Ligjit për të Miturit në Kosovë, i cili pritet qe se shpejti të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Si rezultat i punës së përbashkët gjatë këtij takimi është anëtarët e grupit kanë dalur me draftin e parë-final të kësaj rregulloreje që do të procedohet më tutje (komitet për politike dhe financa për shqyrtim, votim në parim (lexim te parë) në kuvend, debat publik, komitet për politike dhe financa dhe përfundimisht në miratim final në Kuvendin Komunal).

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Published 10/02/2019

Organizohet Debat publik me qytetarë mbi plotësim/ndryshimin e rregullores së Transportit rrugor në territorin e komunës së Kamenicës

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) me 19 Prill 2016 në Kamenicë ka mbajtur konsultimin e dytë publik me qytetarë në bashkëpunim me anëtarët e grupit punues për hartimin e rregullores për transportin rrugor në territorin e komunës se Kamenicës.

Debatin e hapi drejtoresha e NOPM-së Besime Tusha ku i njoftoi qytetaret për qëllimin e projektit si dhe bashkëpunimin me drejtorinë e shërbimeve publike, ambientit dhe inspektoratit për ndryshimin dhe hartimin e kësaj rregullore, pastaj fjalën e mori drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike z. Faton Jakupi ku shpjegoi rregulloren për Transportin rrugor. Gjatë sqarimit të  ndryshimeve në këtë rregullore, me theks të veçantë ai shpjegoi çështjen e parkingjeve publike në komunën e Kamenicës si dhe kapacitetin e tyre për taksitë e komunës.

 Si pika të rëndësishme që janë diskutuar kanë qenë nenet të cilat kanë precizuar çështjen e kushteve dhe moshës të cilat duhet ti plotësojnë personat fizik për të ushtruar veprimtarin e taksi, ndalimin e autobusëve ne vendet të cilat nuk janë destinuar për ndalje, lejet dhe licencat për qarkullim dhe ushtrim të veprimtarisë së taksistëve, etj.

Debati u zhvillua më shumë rreth çështjes së bartjes së udhëtarëve nga komuna Gjilanit në komunën Kamenicës e cila me rregulloren në fuqi është e ndaluar dhe për këtë ekzistojnë masa
ndëshkuese, e që ishin të papranueshme nga të pranishmit, veçmas nga një grup i interesit siç janë taksistët, të cilët rekomanduan ndryshimin e rregullores përkatësisht nenit 19 (pika 5)
Qëllimi i këtij debati publik ishte përfshirja e qytetarëve veçanërisht grupeve të interesit në plotësimin dhe ndryshimin e kësaj rregullore në bazë të sugjerimeve të tyre të cilat mund të përfshihen në rregullore në bazë të legjislacionit në fuqi.

 OJQ NOPM përmes konsulentit ka lehtësuar këtë takim publik me qytetare dhe së bashku me grupin punës qe ka qenë pjesë e panelit gjatë diskutimeve publike.

Të pranishmit patën mundësinë të ofrojnë sugjerimet, propozimet dhe komentet e tyre lidhur me rregulloren si dhe të diskutojnë çështje të ndryshme të rregullores të cilat kanë qenë me interes për ta. Në debat publik kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve pjesëmarrës duke përfshirë qytetarë nga komuniteti shqiptar dhe serb, taksistë, përfaqësuesit e organizatave te shoqërisë civile, dhe mediave, te rinjtë, grupit te grave dhe zyrtare komunal. Në total kanë qenë rreth 37 pjesëmarrës, prej tyre 32 meshkuj shqiptar dhe 2 serb, si dhe 2 femra shqiptare dhe 1 serbe.
Në fund të debatit publik, kryesuesi i grupit të punës dhe përfaqësuesit e OJQ-se NOPM  siguruan të pranishmit se do të inkorporojnë në draft rregullore të gjitha sugjerimet, propozimet dhe komentet e ofruar si dhe do ti fusin rregulloren me të gjitha ndryshimet në kuvend për aprovim.

Posts navigation

Prev 1 2 3 … 6 Next
Copyright © 2023 Network of Peace Movement (NOPM). All rights reserved.