Skip to content
  • PËR NE
  • PUBLIKIMET / SHPALLJET
  • LAJMET
  • DONATORËT
  • GALERIA
  • NA KONTAKTONI

MIRË SE VINI!

Network of Peace Movement (NOPM)

LAJMET

Published 10/02/2019

Komuna e Kamenicës inicion ndryshimin e rregullores mbi transportin rrugor në territorin e komunës së Kamenicës”

Organizata Jo-Qeveritare
(OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) ne kuadër të projektit “Rritja e
pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve
komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për
Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në
Kosovë (SCO-K) me 15 Mars ka organizuar takimin e parë të grupit të punës për
ndryshimin e rregullores komunale mbi
“Transportin rrugor në
territorin e komunës së Kamenicës”
Qëllimi i këtij takimi ka
qenë që të se bashku ne drejtorinë për shërbime publike, ambientit dhe
inspekcionit dhe grupin punës te diskutohet, harmonizohet  dhe të hartohet draft-propozimi i parë i
rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Në përbërje të
grupit punues kanë qenë zyrtare përkatës të drejtorisë së shërbimeve publike
dhe ambientit, zyrtar ligjorë dhe zyrtar nga shërbimi profesional i kuvendit duke
përmbushur komponentin gjinore dhe etnik në përbërje të grupit të punës.Grupi punues në përbërje
prej nënte (9) anëtareve u angazhuan që së bashku me stafin e NOPM duke
përfshirë konsulentin e jashtme, menaxherin e projektit dhe praktikanten të ofrojnë
diskutime, sugjerime dhe të japin propozime në raport me rregulloren në fjalë,
dhe në fund si rezultat i këtij takimi është arritur që të dal drafti i parë i kësaj
rregulloreje që do të procedohet në procedim të mëtutjeshme në komitetin për
politikë dhe financa për shqyrtim.Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen
dhe angazhimin e artereve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën
e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe
pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave
demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.Si rezultat i lobimit dhe
avokimit me kryesuesin e kuvendit komunal dhe Z. Faton Jakupi, drejtori i drejtorisë
se shërbimeve publike, ambientit dhe inspekcionit  nga OJQ NOPM, draft rregullorja është futur
si pike e rendit te ditës ne komitetin për politike dhe financa për shqyrtim te
mëtutjeshme.

Ky projekt është financuar nga
projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra
Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO
‐K) dhe menaxhuar nga
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Published 10/02/2019

Komuna e Kamenicës inicion ndryshimin dhe harmonizimin e rregullores mbi mirëmbajtën e ambientit

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) ne kuadër te projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) me 11 Shkurt ka organizuar takimin e parë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale mbi Mirëmbajtjen e Mjedisit në territorin e Komunës së Kamenicës.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet  dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Ne përbërje të grupit punues kanë qenë zyrtarë përkatës të drejtorisë së shërbimeve publike dhe ambienti, zyrtar ligjorë dhe  zyrtar nga shërbim profesional i kuvendit dhe zyra e informimit duke përmbushur komponentin gjinore dhe etnike në përbërje të grupit të punës.

Grupi punues në përbërje prej nënte (9) anëtareve u angazhuan që së bashku me stafin e NOPM të ofrojnë diskutime, sugjerime dhe të japin propozime në raport me rregulloren në fjalë, dhe në fund si rezultat i këtij takimi është arritur që të dal drafti i parë i kësaj rregulloreje që do të procedohet në procedim të mëtutjeshme në komitetin për politike dhe financa për shqyrtim.

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe  angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Published 10/02/2019

Organizohet punëtoria me temën “Pjesëmarrja e publikut në vendim-marrje dhe angazhimin e tyre në hartimin e politikave lokale”.

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM)  ne kuadër te  projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) me 28 Janar 2016 ka organizuar punëtoria me temë “Pjesëmarrja e publikut në vendim-marrje dhe angazhimin e tyre në hartimin e politikave lokale”.

Gjatë kësaj  punëtorie u diskutua për transparencën dhe mekanizmat e pjesëmarrjes publike në procesin e vendim-marrjes, si dhe sfidat dhe rekomandimet specifike në komunë në lidhje me transparencën, pjesëmarrjen publike në vendim-marrje dhe në hartimin e politikave lokale. Të pranishëm në këtë punëtori kanë qenë drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarë komunal, asamblistë, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarë, përfaqësues të HELVETAS (DEMOS), si dhe përfaqësues të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Kjo punëtori u vlerësua lartë dhe përkraha iniciativa nga të pranishmit, ku Kryesuesi i Kuvendit të komunës së Kamenicës z. Bajram Dermaku theksoi rëndësinë e harmonizimit të rregulloreve me legjislacionin në fuqi, të cilat derivojnë  si rekomandime  të Ministrisë së Administratës se Pushtetit Lokal (MAPL), raporteve te Auditorit te Përgjithshëm dhe auditorit te brendshme. Kryesuesi i kuvendit dhe drejtorët e drejtorive ofruan mbështetje  dhe bashkëpunim të plotë që me asistencën e organizatës se  NOPM  të harmonizojnë rregulloret komunale sipas legjislacionit ne fuqi.

Ne fund te punëtorisë u nxorën  rekomandime kryesisht për autoritetet komunale lidhur me transparencën, rritjen e bashkëpunimit mes të drejtorive komunale dhe zyrës së informimit, për nxitjen dhe rritjen e pjesëmarrjes se publikut ne vendim-marrje duke përdorur metoda tjera për të joshur qytetaret ne proceset e vendim-marrjes:

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Published 10/02/2019

Kamenicë Organizohet ekspozita e pikturave me nxënësit e shkollave fillore

”Rritja e Vetëdijes së Grave për Dhunën në Familje” nga nxënësit e shkollave të komuniteti Shqiptarë dhe Serb të komunës së Kamenicës”

Me 12 Nëntor, në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve tëkomuniteteve jo-shumicë për të marrë pjesë dhe luajtur rol aktiv në jetën kulturore, sociale dhe ekonomike dhe në çështjet publike”është bere hapja dhe prezantimi iekspozitës së pikturave që për qëllim kishte përshkrimin e rritjes së vetëdijes së grave ndaj dhunës në familje, përmes pikturave të ndryshme.

Si pjesë e këtij aktiviteti 20 pikturat më të mira nxënëseve të shkollës së mesme të ulët Fan.Noli me mësim në gjuhën Shqipe dhe nxënësit nga shkolla fillore “Desanka Maksimović” janë ekspozuar ne ekspozitën një-ditore në objektin e shtëpisë se kulturës. Me këtë rast pikturat kanë qenë të ekspozuara për qytetarët, nxënësit dhe për të gjithë të interesuarit. Drejtori i drejtorisë se arsimit bëri hapjen solemne të ekspozites së pikturave dhe shpërbleu pikturat më të mira të të dy shkollave me nga një dhuratë simbolike.

 Mbi 70 pjesëmarrës, duke përfshirë drejtorin e departamentit të arsimit, drejtorët e shkollave, nxënësit, mësuesve, zyrtareve komunal dhe qytetareve kane vizituar ekspoziten.

Përfaqësues të organizatës joqeveritare lokale (OJQ) “Rrjeti i Lëvizjes për Paqe” asistuan komunë në organizimin e ekspozitës një-ditore të pikturave që përshkruan temën kundër dhunës në familje. Pikturat janë krijuar nga nxënësit e shkollës fillore me mësim në gjuhën shqipe “Fan Noli” dhe shkollës fillore me mësim në gjuhen serb “Desanka Maksimoviq”. Ekspozita e pikturave është bërë me qëllim për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e personave nga dhuna në familje.

Ky aktiviteti implementohet në kuadër të projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Nxitja e të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtja e Pakicave në Evropën Juglindore” që implementohet nga Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me OJQ-në Network of Peace Movement/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore (NOPM).


Published 10/02/2019

Disa asamblistëve të K.K Kamenicë nuk i ndihet “zani në Kuvend!

Arsim Thaçi (VV) 100 herë ka marrë pjesë  në diskutime gjatë seancës, , Jeton Biqku (LDK) – 90 herë, ndërsa nga këshilltarët femra janë dalluar Besa Hoxha – Krasniqi (LDK) me 28 pjesëmarrje në diskutim dhe Fillorta Rexha (PDK) me 15 pjesëmarrje në diskutime. Asnjëherë nuk e kanë çelur gojën në seanca Ismail Sopi (LDK) dhe Edona Ajeti (AKR).Në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit” , te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA) , OJQ-ja “NOPM” ka organizuar një takimin përmbyllës lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e fletënotimeve për anëtarët e kuvendit komunal dhe raportit monitorues për punën e ekzekutivit gjate periudhës Prill- Dhjetor 2014.Drejtoresha ekzekutive,projekt menaxherja Besime Tusha ka njoftuar te pranishmit me raportin e monitorimit dhe përformancën e ekzekutivit në komunën se Kamenicës. “Gjate periudhës se monitorimit Prill-Dhjetor 2014 monitoruesit e OJQ-së NOPM nga afër kanë përcjellë punën e ekzekutivit dhe legjislativit, ky monitorim ka pasur për qellim te identifikoje te metat e qeverisjes dhe shkeljet e ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi por edhe te shënojë ngritjen dhe rritjen e kapaciteteve , shfrytëzimin e buxhetit, marrjes se vendimeve si dhe rritjes se transparencës”, ka thënë Tusha.OJQ NOPM në fletënotim ka pasqyruar dhe analizuar në mënyrë të përgjithshme performancën si dhe angazhimet e anëtarëve të Kuvendit dhe komiteteve dhe subjekteve politike në kategoritë të paraqitura : Pjesëmarrja në diskutime gjatë seancës,Ngritja e çështjeve, inicimi i çështjeve urgjente, propozimi pikave rendit të ditës, pyetje parlamentare, amandamentimi i legjislacionit, Kërkesa për interpelancë , nga kjo del se me i votuari përveç Kryesuesit te Kuvendit  Bajram Dërmaku (130), është Arsim Thaçi(V.V)me 100 pjesëmarrje ne diskutime, Jeton Biqku (LDK) 90 pjesëmarrje ne diskutime,ndërsa nga këshilltarët femra janë : Besa Hoxha –Krasniqi (LDK) 28 pjesëmarrje ne diskutime dhe Fillorta Rexha (PDK) 15 pjesëmarrje ne diskutime.Ndërsa anëtarët me aktiv ne Komitetin për Politik dhe Financa kanë qene: Besnik Rrudhani (LDK) me 34 pjesëmarrje ne diskutime,Sami Kastrati me 17 pjesëmarrje ne diskutime. Me aktivi ne komitetin për komunitete ka qene: Miljkovic Zhivojin , Satmifer Kryeziu, dhe Milaim Rexhepi.Gjatë monitorimit te Kuvendit , këshilltarët e kuvendit komunal kanë marrë këto vendime : 12 vendime për dhënien ne shfrytëzim te tokës,një vendim për formimin e këshillit për siguri ne bashkësi, 42 vendime te ndryshme si dhe kanë aprovuar 6 rregullore komunale.Pas përfundimit te prezantimit te raportit te monitorimit e kane marre fjalën shumica e këshilltarëve komunal dhe drejtoret e drejtorive te cilët kane shprehur mendimet e tyre lidhur me raportin përfundimtar  te monitorim , shumica prej tyre kane thënë se duhet inkurajuar sheqerin civile dhe përkrahur OJQ-te qe te përcjellin dhe te monitorojnë punën e ekzekutivit dhe legjislativit pasi qe kjo e ngrite cilësinë dhe nivelin e  punesë dhe transparencës.Te pranishëm ne këtë takim kane qene: këshilltarët e kuvendit komunal,drejtoret e drejtorive komunale,pjesëtarët e shoqërisë civile, mediet lokale dhe qytetaret.Këtë projekt e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA), Programi i Granteve të Vogla te Komisionit për Demokraci

Published 10/02/2019

Kuvendi ka kryer te gjitha obligimet për formimin e Komiteteve Konsultative


Në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit”  , te financuar nga  Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA) , OJQ-ja “NOPM”  ka organizuar  punëtorinë një ditore  me temën “ Rëndësia e formimit te komiteteve konsultative”. Pjesëmarrës ne këtë punëtori  kane qenë Kryesuesi  i Kuvendit, Administrata komunale, pjesëtarët e shoqërisë civile dhe media lokale .

Sherafedin Vranja përfaqësuesi i OJQ-së,  ka informuar pjesëmarrësit  me qëllimin dhe rendësin e këtij projekti e ne veçanti , rolin si dhe promovimin e punës të komiteteve konsultative, përgatitjen e planeve te punës se këtyre komiteteve.

Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, ka thënë se Kuvendi Komunal ka marrë vendim për themelimin e tri komiteteve konsultative, deri me tani i kemi  kryer obligimet  lidhur me formimin e komiteteve konsultative , ne kemi formuar panelin intervistues , dhe kemi përgatite konkursin te cilit do ta shpallim ne fillim te javës se ardhshme , përveç këtyre kemi  siguruar mjete buxhetore lidhur me pagesën e anëtarëve qe do te përzgjidhen , ka bërë te ditur Kryesuesi Dërmaku.

Ne këtë tryezë është diskutuar për qeverisjen sa ma te mire ne nivel lokal si dhe rolin dhe përgjegjësit e komiteteve konsultative ne përmirësimin e qeverisjes komunale dhe angazhimin e përfaqësuesve te shoqërisë civile ne këto komitete.

Vlerësimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte se pjesëmarrja e qytetarëve, shoqërisë civile dhe ekspertë në fusha të ndryshme në komisione konsultative do të lehtësojë punën e kuvendit dhe ekzekutivit ku konsultime të mëtejshme do të zhvillohet me grupet parlamentare komunale dhe presin mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare.

Po në këtë tryeze është diskutuar për përbërjen , roli, funksionimi dhe procedurat e zgjedhjes se anëtarëve te komiteteve konsultative. Ne fund të tryezës  dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta siç janë: Shpallja e konkursit për komitetet konsultative,uljen e kritereve te konkurrimit për anëtarët,alkimi dhe sigurimi i mjeteve buxhetore për komitetet konsultative,përfshirja e grave dhe komuniteteve jo-shumicë ne komitete,konstituimi sa ma i shpejte i komiteteve si dhe përgatitja e planit te punës për vitin 2015.

Këtë projekte e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA), Programi i Granteve të Vogla te Komisionit për Demokraci

Published 10/02/2019

Vetëm një përkthyes në Gjykaten e Kamenicës

Ne kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”,  është mbajtur konferenca për media lidhur me raportin e monitorimit te Gjykatës Komunale dega ne Kamenicë  mbi respektimin e dygjuhësisë .Në këtë konferencë kanë marrë pjesë  përfaqësuesit e Gjykatës Themelore te Kamenicës, anëtarë te shoqërisë civile, media lokale .

Besime Tusha , projekt menaxhere në fillim të konferencës  ka njoftuar të pranishmit lidhur me rendësin dhe realizimin e këtij projekti .”Jemi ne fund te projektit dhe ne po shpalosim raportin e monitorimit shtate mujor te gjykatës,po ne këtë raport kemi paraqitur te gjeturat nga monitorimi i çështjeve lidhur me nivelin e zbatueshmerisë se dy-gjuhësisë , te gjeturat nga niveli i shpeshtësisë dhe arsyet për shtyrjen e seancave,te gjeturat nga monitorimi i rasteve te kontesteve pronësore,si dhe rekomandimet e dala nga tryezat dhe takimet  e mbajtura “ ,ka thënë Tusha.

Te gjeturat nga monitorimi sipas monitoruesve te OJQ-së ”NOPM”janë: Gjykata Themelore ne Kamenicë operon me një përkthyes qe nuk mjafton për te mbuluar nevojat e gjykatës,jo ne mënyrë te rregullt azhurohen njoftimet ,fillimi me vonesë i seancave (palët nuk vijnë ne kohë të caktuar),dështimi i dorëzimit te shpejtë i procesverbalit ne gjuhet e tyre përkatëse,numri i vogël i gjyqtarëve,numri i vogël i prokuroreve,neglizhenca e vete palëve për te i u përgjigjur ftesave,mungesa e publikut ne seanca, këto ishin disa nga pikat e detajizuara nga raporti i monitorimit te Gjykatës në Kamenicë.

Në fund te konferencës kopje te raportit janë shpërndarë për te pranishmit dhe publikun ne përgjithësi kurse te pranishmit parashtruan pyetje lidhur me raportin e monitorimit te cilët nga ana e stafit te OJQ-së, NOPM morën përgjigjet e adekuate.

Kjo konferencë është mbajtur kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementua nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve  për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Published 10/02/2019

Hartohet Plani i Veprimit për Transparencë

Ne kuadër të projektit OJQ-së “Network of Peace Movement (NOPM)” ka organizuar takimin e dytë të grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunal për Transparence me anëtarët e grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë  është hartuar Plani i Veprimit për Transparencë. OJQ-ja NOPM është duke u  angazhuar ne mënyrë aktive në hartimin dhe zbatimin e politikave, angazhohet ta rrit  transparencën dhe të promovoj vetëqeverisjen lokale si dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje.

Ky takim i punës ka pasur për qëllim hartimin e Planit të Veprimit për Transparencë ne kuadër te diskutimin dhe hartimin e draft-propozimit  të Rregullores Komunale për Transparence duke konsultuar legjislacionin në fuqi.

Lulzim Canaj, Kryesues i komisionit ka thënë se kontributi i anëtarëve të komisionit për hartimin e rregullores ështe ne nivel , ne e kemi për qëllim të bëjmë ndryshim te thellë ne rregullore e jo vetem amandamentimin  e rregullores kjo rregullore do te bazohet kryesisht ne udhëzimin administrativ .

Takim i punës ka qenë  një-ditor dhe është punuar në grupe të vogla punese përmes “brainstorming”, grupet e formuara kanë pas këto tema: Pjesëmarrja e publikut ne vendim marrje, njoftimet konsultimet për të gjitha mbledhjet dhe publikimi i akteve si dhe qasja në dokumentet zyrtare.Këto grupe kanë pregaditur planin e veprimit per periudhat kohore te komisionit per hartimin e rregullores për transparencë.

 Pas punimit në grupe anëtarët e komisionit kanë prezantuar punimet e grupeve punuese.
Ky aktivitet është ne kuadër te projektit “Hartimi i Rregullore Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale” qe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë dhe zbatohet nga OJQ Networkof Peace Movement (NOPM)/Rrjeti i Levizjes Paqesore.

Published 10/02/2019

Filloi punën Komisioni për Hartimin e Rregullores për Transparencë në komunën e Kamenicës/Kamenica

Ne kuadër të projektit “Hartimi i Rregullores Komunale dhe Planit te Veprimit te Transparencës Komunale “ne komunën e Kamenicës”
OJQ-së “Network of Peace Movement (NOPM)” ka organizuar takimin e parë të grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunal për Transparence me anëtarët e grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë ku u diskutua draft-propozimi i parë i Rregullores Komunale për Transparencë duke konsultuar legjislacionin ne fuqi.

OJQ-ja NOPM është e angazhuar ne mënyrë aktive në hartimin dhe zbatimin e politikave, angazhohet ta rrit  transparencën dhe të promovoj vetëqeverisjen lokale si dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje.

 Ky takim i punës ka pasur për qëllim diskutimin dhe hartimin e draft-propozimit të parë të Rregullores Komunale për Transparence duke konsultuar legjislacionin në fuqi.

Lulzim Canaj, Kryesues i komisionit ka thënë se kontributi i anëtarëve të komisionit nuk do të mungoje, jemi të gatshëm për harmonizimin e Rregullores për Transparencë duke i pa edhe praktikat e komunave tjera, besojmë se do ti a dalim në takimet e tjera me qëllim që ta kemi  një draft- rregullore të mire e cila i ka munguar komunës sonë.

Takim i punës ka qenë  një-ditor dhe është punuar në grupe të vogla punese përmes “brainstorming”, grupet e formuara kanë pas këto tema:

 Pjesëmarrja e publikut ne vendim marrje, njoftimet konsultimet për të gjitha mbledhjet dhe publikimi i akteve si dhe qasja në dokumentet zyrtare. Pas punimit në grupe anëtarët e komisionit kanë prezantuar punimet e grupeve punuese.

Ky aktivitet është ne kuadër te projektit “Hartimi i Rregullore Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale” qe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë dhe zbatohet nga OJQ Networkof Peace Movement (NOPM).

Published 10/02/2019

Shoqëria Civile dhe qytetaret pro formimit te komiteteve konsultative


Në kuadër të projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit”  , te financuar nga  Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA) , OJQ-ja “NOPM”  ka organizuar  tryezën e dytë te rrumbullaket  me temën “ Rëndësia e formimit te komiteteve konsultative”. Pjesëmarrës ne këtë tryeze kane qenë pjesëtarët e shoqërisë civile dhe qytetarë.
Drejtoresha ekzekutive e OJQ-së, Besime Tusha ka informuar pjesëmarrësit  me qëllimin dhe rendësin e këtij projekti e ne veçanti , rolin si dhe promovimin e punës të komiteteve konsultative.
Ne këtë tryezë është diskutuar për qeverisjen sa ma te mire ne nivel lokal si dhe rolin dhe përgjegjësit e komiteteve konsultative ne përmirësimin e qeverisjes komunale dhe angazhimin e përfaqësuesve te shoqërisë civile ne këto komitete.

Vlerësimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte se pjesëmarrja e qytetarëve, shoqërisë civile dhe ekspertë në fusha të ndryshme në komisione konsultative do të lehtësojë punën e kuvendit dhe ekzekutivit ku konsultime të mëtejshme do të zhvillohet me grupet parlamentare komunale dhe presin mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare.

Gjate diskutimeve të përbashkëta pjesëtarët e shoqërisë civile dhe qytetaret janë pro formimit te komiteteve konsultative dhe propozojnë qe te formohen se paku tri komitete me nga 5 anëtar .  U propozuan qe te formohen këto komitetet konsultative:

Komiteti për Rini Kulture  dhe Sport
Komiteti për Ekonomi, Planifikim, dhe Zhvillim
Komiteti për Nevoja te Përgjithshme te qytetareve
Komiteti për Ambient, Planifikim Hapësinor dhe Zhvillim Urban
Komiteti për Mbrojtje Sociale dhe Shëndetësi
Komiteti për Arsim, Art, dhe Krijimtari
Po në këtë tryeze është diskutuar për përbërjen , roli, funksionimi dhe procedurat e zgjedhjes se anëtarëve te komiteteve konsultative. Ne fund të tryezës  dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta

Posts navigation

Prev 1 2 3 4 … 6 Next
Copyright © 2021 Network of Peace Movement (NOPM). All rights reserved.