Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Promovimi i Kodit të Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë

Në kuadër të projektit “Promovimi i Kodit të Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Kosovë, si dhe të zbatuar nga OJQ “Network of Peace Movement”/ Rrjeti i Lëvizjes Paqësore (NOPM) në bashkëpunim me autoritetet komunale, që nga 14 Nëntori deri me 21 Nëntor, 2016 kanë organizuar aktivitetin mbi promovimin e transparencës komunale përmes “Dyerve të Hapura” për të gjithë qytetaret e komunës së Kamenicës.

Gjatë kësaj periudhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë vizituar organet e qeverisjes komunale duke u njoftuar për se afërmi me punën e organeve të qeverisjes lokale, funksionimin e institucioneve, shërbimet e ndryshme komunale, si dhe strukturën administrative të institucioneve lokale në përgjithësi.

Stafi i OJQ – NOPM së bashku me një grup të rinjsh ka organizuar një vizitë në kuadër të promovimit të transparencës përmes “Dyerve te Hapura” ku janë pritur veç e veç nga kryetari i komunës z. Begzad Sinani, kryesuesi i kuvendit komunal z. Bajram Dërmaku, nënkryetari i komunës z. Fatmir Matoshi, përgjegjësi i personelit të komunës z. Faton Biqkaj, si dhe nga përgjegjësi i zyrës së ofiqaris z. Rifat Vrapqani.

Kryetari i komunës z. Begzad Sinani, ka thënë se jam i lumtur që sot në zyrën time kam një grup të rinjësh te cilët më kanë bërë nder me këtë vizitë, dyert e komunës po edhe zyra e kryetarit ka qen gjithmonë e hapur për të gjithë qytetarët, kjo vizitë është specifike pasi që ju sot keni sjellë me veti një atmosferë pozitive dhe kur shikoj fytyrat e juaja të lumtura me obligojnë edhe më shumë që ju të rriteni dhe të mësoni në kushte edhe shumë më të mira së që i keni tani. Sidoqoftë, ju mund të bëni pyetje dhe të njoftoheni për së afërmi me punën dhe detyrat e kryetarit, andaj unë jam i gatshëm në çdo kohë të përgjigjem në të gjitha pyetjet e juaja.

Kryesuesi i kuvendit komunal z. Bajram Dërmaku gjatë takimit me të rinjë ka shpjeguar për rolin dhe punën e kuvendit komunal, si dhe angazhimet e asamblistëve gjatë mbledhjeve të asamblesë komunale. Në vazhdim kryesuesi Dërmaku i është përgjigjur pyetjeve e të rinjve të cilët kanë qenë të shumta duke ju shpjeguar për strukturën e përfaqësimit të partive politike, angazhimet dhe detyrat e asamblistëve lidhur me kushtet dhe problemet me të cilat ballafaqohet kuvendi komunal.
Në fund të takimit kryesuesi i kuvendit komunal Dërmaku, ka ftuar të rinjtët që të marrin pjesë në seancat e radhës të kuvendit komunal, në mënyrë që të njoftohen për se afërmi edhe me anëtaret të tjerë të kuvendit komunal.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i Kodit të Etikës dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë” është mbështetur dhe financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Kosovë.