Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Mbahet debati i dytë publik i kryetarit të komunës së Kamenicës me qytetarë i bashkë-organizuar nga OJQ Network of Peace Movement (NOPM)

Mbahet debati i dytë publik i kryetarit të komunës së Kamenicës me qytetarë i bashkë-organizuar nga OJQ Network of Peace Movement (NOPM)

 

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – NOPM së bashku me komunën e Kamenicës, më datën 4 Gusht, 2017 në Kamenicë ka mbajtur takimin e dytë me qytetarë, takimi i cili është organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës[1], por që është fasilituar nga NOPM, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.

 

Qëllimi i këtij debati ishte prezantimi i punës gjashtë mujor ( Janar – Qershor 2017) nga kryetari i komunës së Kamenicës, në lidhje me ofrimin e mundësisë së qytetarëve që drejtpërsëdrejti ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre legjitime për të paraqitur kërkesa, ankesa, kritika, si dhe komente të tjera shtese në lidhje me qeverisjen komunale në përgjithësi.

 

Gjithashtu, në kuadër të këtij takimi publik është diskutuar dhe trajtuar çështja e përmirësimit te infrastrukturës lokale (kryesisht rrugore), shëndetësisë, arsimit, si dhe sjelljes së investimeve të tjera kapitale në komunë nga donator të ndryshëm ndërkombëtar dhe lokal. Gjate takimit publik, kryetari përmes prezantimit ka paraqitur kryesisht projektet infrastrukturore te zbatuar gjate kësaj periudhe duke përfshirë edhe muajin Korrik 2017.

Gjate takimit publik, qytetaret e interesuara patën mundësi te adresojnë pyetjet kryetarit lidhur me çështje te ndryshme, por pyetje e adresuar kryesisht kishin te bëjnë me projektet infrastrukturore te cilit nuk ishin zbatuar apo ishin ne zbatim e sipër.

 

Në këtë takim publik kanë marrë pjesë një numër i kënaqshëm i pjesëmarrësve duke përfshirë qytetarë, drejtorë të drejtorive të ndryshme komunale, zyrtarë komunal, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave, studentë, nxënës, etj. Numri i pjesëmarrës ishte rreth  njëqind e njëzetë (120), ndërsa të evidentuar në kanë qenë rreth 108 (njëqind e tetë).

[1]  Ky është takimi I dyte i bashkë-organizuar në mes komunës së Kamenicës dhe OJQ Network of Peace Movement (NOPM). Ndërsa, ky debat konsiderohet si debati i dytë publik me qytetarë, i cili mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Kamenicës.