Network of Peace Movement (NOPM) në kuadër të aktivitetit për Ofrimin e shërbimeve për të rriturit (moshuar) pa përkujdesje familjare, në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e QPS-së, kanë harmonizuar listat për ofrimin e shërbimeve për të rritur ( moshuar) pa përkujdesje familjare, dhe listën për trajtim fizoterpeutik për të rritur dhe fëmijë

Kamenicë, 3 Korrik 2018

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ që përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA)

Gjatë muajit qershor në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e Qendrës për punë Sociale (QPS) në Kamenicë, janë harmonizuar listat e personave në nevojë për ofrimin e shërbimeve për të rriturit (moshuar) pa përkujdesje familjare, ku gjatë këtij aktiviteti do të ofrohen shërbime (pako ushqimore dhe higjienike) për 20 persona të rritur në nevojë, në baza mujore për 14 muaj e ardhshëm të projektit, pas identifikimi të nevojave të tyre duke vizituar 20 të rritur

Gjithashtu gjatë këtyre takimeve me zyrtarët e QPS-së në Kamenicë, kanë harmonizuar listat për ofrimin e shërbimeve fizioterapeutike për fëmijët dhe të rritur në nevojë, ku në kuadër të këtij aktiviteti të ofrohen shërbime fizioterapeutike për 5 fëmijë dhe 5 të rritur në nevojë, duke kontraktuar shërbime të jashtme për ofrimin e shërbime fizioterapeutike, nëpër shtëpi gjatë 14 muajve/ një herë në muaj për person

Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).