Kamenicë, 30 Maj 2018
Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ që përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), ka nënshkruar kontratë me familjen strehuese për përkrahje financiare prej €100 ne muaj si pjese e aktivitetit ‘Për ofrimin e shërbimeve alternative përkujdesjes së fëmijëve në nevojë’.
Në kuadër të aktivitetit për ofrimin e shërbimeve alternative të përkujdesjes së fëmijëve në nevojë, familjes strehuese do t’i ofrohet përkrahje financiare në vlere prej €100 në muaj, për 16 muaj rresht duke filluar nga muaji 15 Maj 2018 deri me 15 Shtator 2019. Përmes këtij aktiviteti synohet ti ofrohen përkrahje financiare familjes se vetme strehuese ne komunën e Kamenicës që është përkujdesur dhe vazhdon te përkujdeset për rritjen e fëmijëve të braktisur.
Drejtoresha e organizatës OJQ NOPM Znj. Besime Tusha, nënshkruan kontratën me përfaqësuesin e familjes strehuese, familje kjo që nga viti 2013 e deri më tani është përkujdesur për rritjen e katër (4) fëmijë pa përkujdesje prindërore me vetëfinancim, ku tani e tutje për gjashtëmbëdhjetë (16) muaj kjo familje do të përfitoj nga 100 € përkrahje financiare, kurse pas përfundimit te kontratës, komuna e Kamenicës është zotuar se do te vazhdoj përkrahjen për këtë familje strehuese.
Përfaqësuesi i familjes strehuese, shprehi falënderim dhe mirënjohje për NOPM si dhe për Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) si donatoret qe po e mundësojnë këtë mbështetje dhe përkrahje financiare qe do ti ofrohet ne te ardhmen , pasi siç theksoi ai “Kjo është hera e parë dhe e vetme që mbështetet financiarisht nga ndonjë organizatë për kontributin e tyre që nga viti 2013”, kur edhe ka filluar këtë aktivitet human.
Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).