Shpallje për Konsulent/Trajner Lokal

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), është duke e implementuar projektin “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ në komunën e Kamenicës, në partneritet me organizatën “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).

Komponentët kryesore të programit të NOPM-së në këtë projekt janë si në vijim:
• Ofrimin e shërbimeve në shtëpi dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit
• Përmirësimi i qasjes së fëmijëve dhe të rriturve në nevojë, në shërbime më cilësore
• Sigurimi i mbrojtjes gjithëpërfshirëse të fëmijëve dhe të rriturve në nevojë përmes:
o parandalimit, intervenimit dhe shërbimeve alternative te përkujdesjes për fëmijët ne nevojë
o hartimin e kornizës ligjore lokale me plan të veprimit për të drejtat e fëmijëve
• Ngritja e kapaciteteve për personelin profesional në menaxhimin e rasteve dhe intervenimeve të bazuara në dëshmi për fëmijët, si dhe të rriturit në nevojë:
o ofrimin e këshillimeve të ndryshme
o përkrahjes psiko-sociale, fizioterapeutike, terapisë fizikal, përkujdesje, etj.
o shërbimeve të tjera përkatëse për fëmijët dhe të rriturit në nevojë
• Rritja e vetëdijesimit dhe mbështetja për të drejtat e fëmijëve në informim, qasje në shërbime gjithëpërfshirëse dhe mbrojtje

Shërbimet për këtë konsulencë kërkohen të angazhohen nga periudha Korrik, 2018 – Shtator, 2019.
Kandidatët e suksesshëm do të ftohen në listën e ngushtë dhe ditë të punës do të shpërndahet brenda 14 (katërmbëdhjetë) muajve të kohëzgjatjes së projektit.
Ju lutem dërgoni aplikacionet e juaja (CV-në dhe letrën motivuese) në gjuhën Angleze apo Shqipe dhe/apo Serbisht me Emrin dhe Mbiemrin e kandidatit, si dhe pozitën e cituar në ‘Subject line’: Konsulent/Trajner lokal, deri më 15 Korrik, 2018, ora 16:00 p.m, përmes e-mailit: ngo.nopm@gmail.com, kontaktimi përmes formave të tjera të komunikimit nuk do të merret parasysh.
Kandidatët të cilët përmbushin kërkesat të cilat janë të paraqitura në shpallje do të ftohen në intervistë. Ju lutem vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të konsiderohen.

Për më shumë informata ju lutem shih. Termat e Referencës (si më poshtë):

TERMAT E REFERENCËS (TeR)
Lloji i shërbimit të kërkuar: Konsulent/Trajner lokal
Shuma total e ditëve të punës: 10
Periudha e punës: Korrik, 2018 – Shtator, 2019 (ditët e punës janë të shpërndara gjatë kësaj periudhe)

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT
Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale për ofrimin e shërbimeve sociale me cilësi të lartë për grupet më të cenueshme, përfshirë fëmijët dhe personat në nevojë. Përmirësimi i qasjes së fëmijëve dhe të rriturve në nevojë, në shërbime më cilësore në shtëpi dhe atyre rezidenciale dhe rritja e cilësisë së shërbimeve familjare rezidenciale. Sigurimi i mbrojtjes gjithëpërfshirëse të fëmijëve dhe të rriturve në nevojë përmes vetëdijesimit parandalimit, intervenimit dhe shërbimeve të referimit përkatës.

Komponentët kryesore të programit të NOPM-së, janë si në vijim:
• Ofrimin e shërbimeve në shtëpi dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë duke përmirësuar qasjen e fëmijëve dhe të rriturve në nevojë, në shërbime më cilësore në shtëpi dhe atyre rezidenciale, rritje të cilësisë së shërbimeve familjare rezidenciale, sigurimi i një mbrojtjeje gjithëpërfshirëse të fëmijëve dhe të rriturve në nevojë përmes parandalimit, intervenimit dhe shërbimeve të referimit përkatës dhe hartimin e kornizës ligjore lokale me plan të veprimit për të drejtat e fëmijëve
• Ngritja e kapaciteteve për personelin profesional që punon drejtpërdrejt në menaxhimin e rasteve dhe intervenimeve të bazuara në dëshmi për fëmijët dhe të rriturit në nevojë
• Ofrimi i shërbimeve preventive, mbrojtëse, të intervenimit të hershëm, ribashkimit dhe shërbimeve alternative të përkujdesjes për fëmijët në nevojë
• Ofrimi i këshillimeve, përkrahjes psiko-sociale, fizioterapeutike, terapisë fizikal, përkujdesjes, dhe shërbimeve të tjera përkatëse për fëmijët dhe të rriturit në nevojë
• Rritja e vetëdijesimit dhe mbështetja për të drejtat e fëmijëve në informim, qasje në shërbime gjithëpërfshirëse dhe mbrojtje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSIT E KONSULENTIT/TRAJNERIT LOKAL
Shërbimet të cilat duhet të ofrohen nga konsulenti/trajneri lokal, janë si në vijim:

• Organizon trajnim dy-ditor mbi ngritjen e kapaciteteve për Tryezën e Menaxhimit të Rasteve (TMR)
• Moderon dhe përgaditë materialin për trajnimin me TMR
• Ndihmon në themelimin e grupit punues për hartimin e rregullores komunale për të drejtat e fëmijëve
• Udhëheqë grupin punues në katër takime për hartimin e rregullores komunale për të drejtat e fëmijëve
• Organizon dhe udhëheq katër takime të grupit punues për hartimin e planit të veprimit komunal
• Ndihmon në formimin e grupit punues për hartimin e një plani veprimi komunal në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve
• Mbështetë procesin e miratimit të rregullores dhe planit tre vjeçar komunal në fushën dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
• Zhvillon mekanizma të ndryshëm medial për ngritjen e vetëdijes në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve
• Asiston dhe avokon me stafin e OJQ-së ne lidhje me miratimin e planit veprimit komunal trevjeçar të komunës
• Mbikëqyrë, identifikon dhe zhvillon mekanizma të kontrollit
• Koordinon dhe monitoron proceset e trajnimeve, takimeve të grupit të punës dhe trajnimit (përgatitë listën e pjesëmarrësve, ftesat, agjendat, fotografitë, publikimet mediale, prezantimet në PPT (dërgohen fillimisht tek zyrtarët e NOPM-së për aprovim), si dhe raportet ditore të takimeve/trajnimi pas çdo aktiviteti
• Përgatitë dhe harton raport ditor pas çdo takimi/trajnimi
• Kryen vizita në komunë me qëllim të njoftimit të procesit dhe lehtësimit të punës së tij/saj (nëse është e nevojshme)
• Merr pjesë në seminare/takime të tjera, sipas nevojës.

REZULTATET E PRITURA NGA KONSULENTI/TRAJNERI LOKAL
1. Përfundimi i trajnimit dy-ditorë mbi ngritjen e kapaciteteve për Tryezën e Menaxhimit të Rasteve (TMR). Në kuadër të këtij aktiviteti do të organizohet trajnim dy ditor anëtarët/përfaqësuesit e Tryezës për Menaxhimin e Rasteve (policia, arsimi, shëndetësia, zyra për të drejtat e njeriut dhe Qendrës për Punë Sociale). Si mjet i verifikimit duhet të dërgohet për aprovim tek NOPM, si në vijim:

a. Ftesat dhe agjenda
b. Materiali i trajnimit në PPT
c. Raportet ditore nga takimet, si dhe dokumentet të tjera relevante, sipas nevojës
d. Raporte të konsulentit pas çdo aktiviteti

2. Rregullorja komunale dhe plani i veprimit për të drejtat e fëmijëve duhet të zhvillohet dhe mbështetet, dhe të aprovohet. Si mjet i verifikimi janë dokumentet, si në vijim:

a. Vendimi mbi formimin e grupit punues komunal për rregulloren komunale për të drejtat e fëmijëve
b. Vendimi mbi forminin e grupit punues komunal për planin e veprimit për të drejtat e fëmijëve
c. Monitorimit i procesit te miratimit të rregullores dhe planit të veprimit komunal për të drejtat dhe mbrojtje e fëmijëve.
d. Ftesa dhe agjendat
e. Prezantimet në PPT
f. Fotografitë, publikimet mediale, etj
g. Raportet nga takimet, si dhe dokumentet të tjera relevante, sipas nevojës
h. Raporte te konsulentit pas çdo aktiviteti

3. Dorëzimi i raporteve ditore pas çdo aktiviteti të paraparë (duke përfshirë, listën e pjesëmarrësve, ftesa dhe agjendat, prezantimet në PPT, fotografitë, publikimet mediale etj.

4. Raporti përfundimtar i përmbledhur me të gjitha aktivitetet
Detyrat, përgjegjësitë dhe rezultatet e pritura nga konsulenti/trajneri lokal të përshkruara më sipër janë të përcaktuara vetëm në terma të përgjithshme. Kjo mund të zgjatet dhe të rregullohen në bazë të nevojave dhe kërkesave që dalin nga fusha/terreni.

PROFILI I KONUSLENTIT/TRAJNERIT LOKAL
Kualifikimet dhe aftësitë:
• Diplomë në Bachelor, e preferuar Master, në shkenca sociale, punë sociale, psikologji, sociologji, studime gjinore, të drejta të njeriut apo në fusha të ngjashme;
• Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Shqipe dhe Angleze, Serbe (e preferueshme)
• Aftësi të mira kompjuterike (Paketa e Microsoft office, PowerPoint, Excel);
• Patent shoferi (Kategoria B)
Përvoja relevante
• 3 vite përvojë në zhvillim të komunitetit, punë sociale apo psikologji
• 2 vite përvojë pune në administratë komunale dhe/apo në projekte të ndryshme në vetëqeverisje lokale, respektivisht me projekte të ndryshme të politike bërjes me nivelin komunal (ekzekutivin dhe legjislativin)
• E preferueshme përvoja në pozita të ngjashme me projekt(e) të financuar me donator të ndryshëm lokal dhe ndërkombëtarë;
• Përvojë në të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe kuptueshmëri të aspekteve të diversitetit dhe cënueshmërisë në kontekstin e Kosovës
• Përvojë në organizime, aftësi në ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve komunale në lidhje me hartimin e dokumenteve strategjike; si rregullore komunale, akte, plane në pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje dhe bërja avokime tek autoritet komunale për hartimin e politikave lokale
• Përvojë në lehtësimin e trajnimeve/punëtorive, etj
• Përvojë të dëshmuar në programe trajnues në ofrimin e organizimeve, trajnimeve, prezantimeve për grupet e synuara direket të projektit;
• Përvojë në një apo më shumë fusha si:
o përvoja trajnues për autoritet komunale dhe grupe e synuara të projektit;
o përgatitje në ngritje të kapaciteteve/mbikëqyrje, lehtësim të grupit të synuar të projektit;
o përvojë në hartimin e dokumenteve të ndryshme relevante të projektit.

OJQ NOPM ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë kandidatët dhe inkurajohen për të aplikuar në mënyrë të barabartë konsulentë/trajnerë lokale femra, nga komunitetet jo-shumicë, si dhe nga personat me aftësi të kufizuara.

OJQ NOPM ofron mundësi të barabarta të punësimit në aspektin e gjinisë, kombësisë dhe kulturës. Individët nga grupet minoritare, grupet indigjene dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohen në mënyrë të barabartë për të aplikuar.