Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Kamenicë, OJQ “NOPM” ka mbajtur takimin e katërt (final) me grupin punues për hartimin e Rregullores Komunale për të Drejtat e Fëmijëve

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), përmes një komunikate për medie ka njoftuar se ka mbajtur takimin e katërt final me grupin punues për hartimin e Rregullores Komunale për të Drejtat e Fëmijëve

Kamenicë, 17 Janar 2019

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ që përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), ka mbajtur takimin e katërt final për hartim të Rregullores për të drejtat e fëmijëve.

Qëllimi i takimit ishte përfundim i punimeve në rregulloren për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe procedimi i mëtutjeshëm për aprovim nga Kuvendi Komunal i Kamenicës.

Në takim përveç stafit të NOPM-së të pranishëm ishin edhe anëtarët e grupit punues komunal për hartimin e kësaj rregulloreje.

NOPM do ta lehtësoj organizimin e debatit publik me qytetarë si dhe do të avokoj deri në aprovimin e kësaj rregulloreje nga Kuvendi Komunal.

Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.