Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Është mbajtur punëtori mbi kostimin e aktiviteteve te planit të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të Femijeve

Më 11 Maj, 2018 Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) si pjesë e projektit “Mbështetja e komunës së Gjilani për të zhvilluar planin komunal tre vjeçar të veprimit në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve ” që përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë ka mbajtur punëtorinë me grupin punues dhe pjesemarrës të tjerë për kostimin e aktiviteteve të planit të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve sociale me theks te veçante ndaj mbrojtjes dhe te drejtëve te fëmijëve, përfshirjes se fëmijëve dhe publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Ky projekt përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.