Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

U Organizua vizita e tret dhe e fundit gjykatës “Dita e Hapur” për nxënësit , të rinjët të komuniteteve jo shumicë

Ne kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”,  është  organizuar vizita e tret  gjykatës “Dita e Hapur” për nxënësit , të rinj, anëtar të shoqërisë civile dhe qytetarëve jo shumicë të komuniteteve.

Organizata jo qeveritare ”NOPM” në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore dhe përfaqësues te shkollave “Fan Noli” dhe “Desanka Maksimoviq” të Kamenicës,  ka organizuar vizitë ” Dyer të Hapura” në gjykatën themelore të  Kamenicës,  dhe kanë njohur nga afër nxënësit  me punën specifike të autoriteteve gjyqësore dhe funksionimin e institucionit .

Gjatë kësaj vizite nxënësit i ka shoqëruar, gjykatësja Valbona Dërvodeli si dhe Lulavere Basha administratore e gjykatës .Gjykatësja Dërvodeli, ka informuar nxënësit lidhur me rolin dhe detyrat e gjykatës, si zhvillohet një seancë gjyqësore . “Qëllimi i vizitës gjykatës nga ana e nxënësve është shumë e qëlluar duke marre parasysh se kjo ua mundëson qe nxënësit te njoftohen drejtpërdrejte me ambientin e gjykatës,rrallë here ju jepet mundësia nxënësve ta vizitojnë gjykatën, te marrin njohuri lidhur me procedurat , detyrat dhe rolin e gjyqësorit “ ,  ka thënë Dërvodeli. Nxënësit së bashku me Gjykatësen dhe Administratoren kanë vizituar : departamentin e përgjithshëm , zyrën qendrore për menaxhimin e lëndës, Arkivin,sistemin e sigurisë, sallën e gjykimeve, zyrët e gjyqtarëve si dhe sallën e kolegjiumit.

Ne fund të vizitës nxënësit dhe të pranishmit i kanë parashtruar një mori pyetjesh Gjykatëses Dërvodeli, lidhur me rolin dhe detyrat e të gjithë pjesëmarrësve ne seancë: Gjykatësit,prokurorit,sekretares juridike, avokatit, nxënësit u ndanë të kënaqur me vizitën e organizuar duke përfituar njohuri  nga kjo vizitë. Kjo vizitë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve  për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).