Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Kamenicë Organizohet ekspozita e pikturave me nxënësit e shkollave fillore

”Rritja e Vetëdijes së Grave për Dhunën në Familje” nga nxënësit e shkollave të komuniteti Shqiptarë dhe Serb të komunës së Kamenicës”

Me 12 Nëntor, në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve tëkomuniteteve jo-shumicë për të marrë pjesë dhe luajtur rol aktiv në jetën kulturore, sociale dhe ekonomike dhe në çështjet publike”është bere hapja dhe prezantimi iekspozitës së pikturave që për qëllim kishte përshkrimin e rritjes së vetëdijes së grave ndaj dhunës në familje, përmes pikturave të ndryshme.

Si pjesë e këtij aktiviteti 20 pikturat më të mira nxënëseve të shkollës së mesme të ulët Fan.Noli me mësim në gjuhën Shqipe dhe nxënësit nga shkolla fillore “Desanka Maksimović” janë ekspozuar ne ekspozitën një-ditore në objektin e shtëpisë se kulturës. Me këtë rast pikturat kanë qenë të ekspozuara për qytetarët, nxënësit dhe për të gjithë të interesuarit. Drejtori i drejtorisë se arsimit bëri hapjen solemne të ekspozites së pikturave dhe shpërbleu pikturat më të mira të të dy shkollave me nga një dhuratë simbolike.

 Mbi 70 pjesëmarrës, duke përfshirë drejtorin e departamentit të arsimit, drejtorët e shkollave, nxënësit, mësuesve, zyrtareve komunal dhe qytetareve kane vizituar ekspoziten.

Përfaqësues të organizatës joqeveritare lokale (OJQ) “Rrjeti i Lëvizjes për Paqe” asistuan komunë në organizimin e ekspozitës një-ditore të pikturave që përshkruan temën kundër dhunës në familje. Pikturat janë krijuar nga nxënësit e shkollës fillore me mësim në gjuhën shqipe “Fan Noli” dhe shkollës fillore me mësim në gjuhen serb “Desanka Maksimoviq”. Ekspozita e pikturave është bërë me qëllim për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e personave nga dhuna në familje.

Ky aktiviteti implementohet në kuadër të projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Nxitja e të Drejtave të Njeriut dhe Mbrojtja e Pakicave në Evropën Juglindore” që implementohet nga Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me OJQ-në Network of Peace Movement/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore (NOPM).