Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Organizohet punëtoria me temën “Pjesëmarrja e publikut në vendim-marrje dhe angazhimin e tyre në hartimin e politikave lokale”.

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM)  ne kuadër te  projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) me 28 Janar 2016 ka organizuar punëtoria me temë “Pjesëmarrja e publikut në vendim-marrje dhe angazhimin e tyre në hartimin e politikave lokale”.

Gjatë kësaj  punëtorie u diskutua për transparencën dhe mekanizmat e pjesëmarrjes publike në procesin e vendim-marrjes, si dhe sfidat dhe rekomandimet specifike në komunë në lidhje me transparencën, pjesëmarrjen publike në vendim-marrje dhe në hartimin e politikave lokale. Të pranishëm në këtë punëtori kanë qenë drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarë komunal, asamblistë, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarë, përfaqësues të HELVETAS (DEMOS), si dhe përfaqësues të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Kjo punëtori u vlerësua lartë dhe përkraha iniciativa nga të pranishmit, ku Kryesuesi i Kuvendit të komunës së Kamenicës z. Bajram Dermaku theksoi rëndësinë e harmonizimit të rregulloreve me legjislacionin në fuqi, të cilat derivojnë  si rekomandime  të Ministrisë së Administratës se Pushtetit Lokal (MAPL), raporteve te Auditorit te Përgjithshëm dhe auditorit te brendshme. Kryesuesi i kuvendit dhe drejtorët e drejtorive ofruan mbështetje  dhe bashkëpunim të plotë që me asistencën e organizatës se  NOPM  të harmonizojnë rregulloret komunale sipas legjislacionit ne fuqi.

Ne fund te punëtorisë u nxorën  rekomandime kryesisht për autoritetet komunale lidhur me transparencën, rritjen e bashkëpunimit mes të drejtorive komunale dhe zyrës së informimit, për nxitjen dhe rritjen e pjesëmarrjes se publikut ne vendim-marrje duke përdorur metoda tjera për të joshur qytetaret ne proceset e vendim-marrjes:

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).