Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Komuna e Kamenicës inicion ndryshimin dhe harmonizimin e rregullores mbi mirëmbajtën e ambientit

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) ne kuadër te projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) me 11 Shkurt ka organizuar takimin e parë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale mbi Mirëmbajtjen e Mjedisit në territorin e Komunës së Kamenicës.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet  dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Ne përbërje të grupit punues kanë qenë zyrtarë përkatës të drejtorisë së shërbimeve publike dhe ambienti, zyrtar ligjorë dhe  zyrtar nga shërbim profesional i kuvendit dhe zyra e informimit duke përmbushur komponentin gjinore dhe etnike në përbërje të grupit të punës.

Grupi punues në përbërje prej nënte (9) anëtareve u angazhuan që së bashku me stafin e NOPM të ofrojnë diskutime, sugjerime dhe të japin propozime në raport me rregulloren në fjalë, dhe në fund si rezultat i këtij takimi është arritur që të dal drafti i parë i kësaj rregulloreje që do të procedohet në procedim të mëtutjeshme në komitetin për politike dhe financa për shqyrtim.

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe  angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.