Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Komuna e Kamenicës inicion ndryshimin dhe harmonizimin e rregullores mbi mbrojtjen e të miturve nga dukuritë qe e dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) ne kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) me 17 Maj ka organizuar takimin e  tretë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale mbi “Mbrojtjen e të miturve nga dukuritë qe e dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre”

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet  dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Në përbërje të grupit punues kanë qenë policë, zyrtarë ligjore, zyrtarë për të drejta të njeriut, udhëheqës të shërbimeve sociale, në krye me kryesuesen e grupit, koordinatoren për të drejta te njeriut.

Grupi punues i përbërë nga nëntë (9) anëtarë, ofruan diskutim dhe propozime në raport me rregulloren në fjalë, duke punuar përmes projektorit, ku u diskutuan dispozitat ligjore si dhe secilin nen veç e veç të rregullores me qëllim te plotësimit dhe harmonizimit të rregullores me legjislacioni primar dhe sekondar. Është vërejtur mungesa e Ligjit për të Miturit në Kosovë, i cili pritet qe se shpejti të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Si rezultat i punës së përbashkët gjatë këtij takimi është anëtarët e grupit kanë dalur me draftin e parë-final të kësaj rregulloreje që do të procedohet më tutje (komitet për politike dhe financa për shqyrtim, votim në parim (lexim te parë) në kuvend, debat publik, komitet për politike dhe financa dhe përfundimisht në miratim final në Kuvendin Komunal).

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).