Në kuadër të projektit “ Promovimi I Kodit te Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës ne Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës në Prishtinë dhe të zbatuar nga OJQ NetworkofPeaceMovement/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore ka organizuar një tryezë të rrumbullakët mbi qeverisjen e mire, etikën dhe llogaridhënien në nivel lokal në Kamenicë.
Ne këtë tryeze Drejtoresha e OJQ-së, NOPM Besime Tusha, njëherë edhe projekt menaxherja e projektit, ka prezantuar raportin mbi te gjeturat e anketimit lidhur me kënaqësinë e qytetarëve ndaj shërbimeve publike komunale dhe përgjegjësitë e komunës , si dhe ka prezantuar draft kodin e etikës për të zgjedhurit e popullit.
„Qëllimi i kësaj tryeze është të rrisë vetëdijen e publikut dhe fuqizimin e etikës publike në nivel lokal si dhe të theksoj rolin dhe përgjegjësit e komunës që të jetë transparente, krijoj mundësi për informacione te qasshme për publikun dhe te siguroj se procesi i vendim-marrjes komunale te jete sa ma transparent dhe i përgjegjshëm”, kathënë Tusha .
Raporti nga gjetja e anketimit te kryer me qytetarët e komunës se Kamenicës, është kryer nga vullnetaret e OJQ Rrjeti i LëvizjesPaqësore (NOPM) me rreth 100 qytetar te komunitetit Shqiptar,Serb dhe Romë, qëllimi i këtij studimi-anketimi ka qenë matja e shkallës e kënaqësisë së qytetarëve ndaj shërbimeve publike komunale dhe përgjegjësitë e komunës .
Sipas te gjeturave te hulumtimit ende vërehet se qytetaret nuk janë ne dijeni dhe te informuar lidhur me punën e komunës ne përgjithësi si breng me e madhe e qytetareve mbetet përformanca e kuvendit komunal, varfëria dhe shërbimet e dobëta te kujdesit shëndetësor, rreth 80% te anketuarve janë përgjigjur se autoritet komunale mund ti zgjedhin problemet e komunës me një përkushtim më të madh te administratës dhe kuvendit komunal.
Sa i përket punës te Kuvendit Komunal dhe Komitetit për Politik dhe Financa të anketuarit nuk janë shumë të informuar lidhur me obligimet dhe detyrat e anëtarëve te kuvendit si pasoje e mos informimit se çka realisht ndodhe ne seancat e kuvendit komunal.
Sipas pjesëmarrësve raporti nga gjetja e anketimit te kryer me qytetarët e komunës se Kamenicës, është një raporte gjithëpërfshirës, shumica e debatuesve kanë dhënë mendimet e tyre duke mos munguar edhe kritikat mbi te gjeturat e këtij raporti .