Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) më 21 Dhjetor 2016 në Kamenicë ka mbajtur konsultimin e gjashtë publik me qytetarë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe anëtarët e grupit punues për hartimin e rregullores për mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit në qytetin e Kamenicës.
Me një pjesëmarrje të kënaqshme te pjesëmarrësve, te pranishmit u njoftuan për qëllimin e projektit si dhe bashkëpunimin me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe komisionin punues për ndryshimin dhe hartimin e kësaj rregullore.
Gjatë këtij konsultimi publik u prezantua para qytetarëve drafti i pare i rregullores për mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit në qytetin e Kamenicës, e cila është punuar dhe ndryshuar në grupin punues muajin e kaluar. Gjithashtu, të pranishmit ishin të inkurajuar që të japin propozime apo rekomandime të cilat më tej do të inkorporohen në versionin final të rregullores e cila do të miratohet ne fund të muajit në seancën e radhës të kuvendit komunal.
Të pranishmit patën mundësinë të ofrojnë sugjerimet, propozimet dhe komentet e tyre lidhur me rregulloren si dhe të diskutojnë çështje të ndryshme të rregullores të cilat kanë qenë me interes për ta.
Qëllimi i këtij debati publik ishte përfshirja e qytetarëve veçanërisht grupeve të interesit në plotësimin dhe ndryshimin e kësaj rregullore në bazë të sugjerimeve të tyre të cilat mund të përfshihen në rregullore në bazë të legjislacionit në fuqi.
OJQ NOPM përmes konsulentit ka lehtësuar këtë takim publik me qytetare dhe së bashku me grupin punës qe ka qenë pjesë e panelit gjatë diskutimeve publike.
Në debat publik kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve duke përfshirë qytetare, zyrtarë komunal, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, dhe mediave, të rinjtë, etj. Në total kanë qenë rreth njëzetë e gjashtë (26) pjesëmarrës, prej tyre njëzete e një (21) meshkuj, nder ta një (1) mashkull serb dhe pesë (5) femra, nder ta një (1) femër serbe
Në fund të debatit publik, kryesuesi i grupit të punës dhe përfaqësuesit e OJQ-se NOPM siguruan të pranishmit se do të inkorporojnë në draft rregullore të gjitha sugjerimet, propozimet dhe komentet e ofruar si dhe do ti fusin rregulloren me të gjitha ndryshimet në kuvend për aprovim.