Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Mbahet debati publik në lidhje me Arsimin dhe sfidat e saja në komunën e Kamenicës

Organizata Jo-qeveritare (OJQ)
– Network of Peace Movement (NOPM), me 26 Prill, 2017 në Shtëpinë e Kulturës ne
Kamenicë ka mbajtur një debat publik ne lidhje më çështjen e arsimit ne komunën
e Kamenicës, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në
vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes
së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt
i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë,
dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i
implementuar nga OJQ NOPM.Qëllimi kryesor i këtij debati
ishte që të diskutohet mbi sfidat, problemet dhe
rekomandimet për përmirësimin e situatës në arsim. Pjese e këtij debati ishin përfaqësues të institucioneve
lokale, drejtori i Drejtorisë se Arsimit në Komunën e Kamenicës, përfaqësues të
shoqërisë civile, përfaqësues të komitetit konsultativ për Arsim dhe qytetarë
të komunës së Kamenicës.Gjithashtu, ky debat ka shërbyer
si mundësi për të diskutuar dhe avokuar tek autoritet komunale për hartimin e
politikave lokale, lehtësimin e debateve dhe dëgjimeve publike, si dhe në
ngritjen e kapaciteteve të komiteteve këshillëdhënës, të rinjve, grupit të
grave, komuniteteve dhe këshillave të fshatrave për pjesëmarrje në
vendim-marrje dhe politikë-bërje.Si rezultat i këtij takimi, të
pranishmit u njoftuan nga drejtori i drejtorisë se arsimit më gjerësisht me
situatën aktuale dhe sfidat ne sferën e arsimit, te cilat me te theksuarat
ishin shpërngulja e popullatës, infrastruktura shkollore, trajnimet te paketa
lidhur me procesin e arsimit dhe çështje e tri pagave jubilare për mësimdhënës
që dalin në pensione.

Pas një diskutimi të frytshëm
në mes të pjesëmarrësve, në fund të takimit u nxorën edhe rekomandimet.