Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Mbahet takimi i tretë me vendimmarrësit dhe përfaqësuesit e këshillave lokale të fshatrave Boscë dhe Hajnovcë

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga NOPM, më datën 15 Qershor 2017 ka organizuar takimin e tretë me vendimmarrësit dhe perfaqesuesit e këshillave te bashkësive lokale të fshatrave Boscë dhe Hajnovcë për elaborimin e nevojave dhe sfidave, që kanë dalur nga takimet nëpër lokalitete, në propozime konkrete.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e ekzekutivit përkatësisht zëdhënësi i komunës dhe drejtoret e drejtorive komunale janë njoftuar direkt nga përfaqësuesit ekëshillave lokale të fshatrave Boscë dhe Hajnovcëme problemet dhe sfidat me te cilat ballafaqohen banorët e fshatrave në fjalë.
Ndër to, si probleme më të theksuara me të cilat ballafaqohen përfaqësuesit e këshillave lokale mbetet çështja e kompensimit për kryesuesit dhe anëtarët në bazë të angazhimit të tyre, mungesës se zyrës, mungese e komunikimit te ndërsjellat mes zyrës lokale se komunitetit dhe banoreve te kësaj ane , investimeve kapitale, vazhdimi i punimeve për rregullimin e kanalizimit ne këto fshatra si dhe vazhdimi i shtrirjes se rrjetit te kanalizimit ne lagjet përreth te banuar me nga komunitete  jo-shumicë, shtrirja e rrjetit te ujësjellësit, vendosja e kontejnerëve për secilën shtëpi, transparenca e pamjaftueshme nga zyra lokale për komunitete, instalimi i shenjave horizontale dhe vertikale te trafikut dhe kthimi i investimeve ne fshatar sipas pagesave te tatimit në pronë dhe taksave komunale.
Ndërsa, nga ana e ekzekutivit nënvizua se te gjitha këto problem dhe sfida ne forme te projekt propozimeve dhe projekt ideve do te dorëzojnë tek kryetari si dhe drejtoret përkatës për shqyrtim te mëtutjeshme si dhe do te informojnë kuvendin komunal lidhur me nevojat dhe sfidat e lokaliteteve ne mënyrë qe ata te ndërmarrin hapa konkret drejt realizimi te tyre.
Sa i përket çështjes së zyrës se punës do te shikohet mundësia për ofrimin e ndonjë zyre ne ato lokalitete. Ndërsa, lidhur me kompensimin e këshillave te bashkësive lokale, u tha se do të shikohet si mundësi që në rishikimin buxhetor të futet si linjë e posaçme buxhetore.