Në Gjilan u mbajt tryezë mbi mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve në nivel lokal

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) si pjesë të projektit “Mbështetja e komunës së Gjilanit për të zhvilluar planin komunal tre vjeçar të veprimit në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve” që përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë ka organizuar tryezën mbi mbrojtjen dhe te drejtat e fëmijëve ne nivel lokal.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutoj sfidat mbi kornizën ligjore, regjistrimin e lindjeve, sistemin e lindjeve të fëmijëve, shërbimet sociale për fëmijët në nevoje, puna e fëmijëve, dhuna në familje, pagesat e shërbimeve sociale dhe mbrojtja e fëmijëve në praktikë.

Në përbërje të grupit punues kanë qenë drejtori i departamentit të shëndetësisë dhe shërbimeve sociale, zyrtarë e zyrës ligjore, zyrtaret e drejtorisë se arsimit, zyrtarë për të drejta të njeriut, udhëheqës të shërbimeve sociale, koordinatori për të drejta te njeriut si dhe përfaqësues te organizatave te shoqërisë civile qe merren me mbrojtjen dhe te drejta e fëmijëve.

Gjate tryezës një prezantim mbi “komunën mike te fëmijëve: është prezantuar për te pranishmit gjë qe ka ngjallur reagime mjafte pozitiv si term dhe si objektive e përgjithshme dhe afatgjate e projektit për te bere komunën e Gjilanit, komune mike për fëmijët. Përveç kësaj janë diskutuar sfidat, problemet dhe praktikat me te mira sa i përket shërbimeve sociale për fëmijët në nevoje, puna e fëmijëve, dhuna në familje, pagesat e shërbimeve sociale dhe mbrojtja e fëmijëve në praktikë.

Si rezultat i punës së përbashkët dhe diskutimeve gjate tryezës pjesëmarrësit ne bashkëpunim me konsulentit e jashtme te organizatës dhe drejtoreshën ekzekutive te OJQ NOPM kanë dalë me rekomandim siç janë: procedimin e draft rregullores komunale ne instancat tjera për diskutime dhe miratim duke organizuar konsultim publik, formimin e grupit te punës për hartimin e planit tre-vjeçar te veprimit për mbrojtjen dhe te drejtat e fëmijëve dhe hartimin e planin komunal tre vjeçar të veprimit në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve.

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve sociale me theks te veçante ndaj mbrojtjes dhe te drejtëve te fëmijëve, përfshirjes se fëmijëve dhe publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Ky projekt përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë