Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Mbahet punëtori për të drejtën në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale në Gjilan

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) si pjesë të projektit “Mbështetja e komunës së Gjilanit për të zhvilluar planin komunal tre vjeçar të veprimit në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve” që përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë ka organizuar punëtorin mbi për të drejtën në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale në nivelin lokal.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutoj drejtat në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale për fëmijët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve komunal të arsimit, shëndetësisë, qendrës për punë sociale, njësisë për të drejtat e njeriut, OSHC-të dhe mediave.

Pjesa e parë ishte përqendruar në diskutimet mbi të drejtat arsim në lidhje me ligjin për Arsimin para universitar, për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, në sektorin publik dhe privat dhe arsimin në praktikë. Pjesa e dytë e punëtorisë ishte përkushtuar rreth të drejtës së shëndetit: Ligji për Shëndetin, Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor, sistemi shëndetësor për fëmijët në praktikë dhe mungesa e të dhënave rreth shëndetit të fëmijëve në përgjithësi.

Gjate punëtorisë janë diskutuar sfidat, problemet dhe praktikat me te mira sa i përket çështjes se arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale për fëmijët në nevoje, arsimimin e fëmijëve, dhuna në shkolla, skema sociale, pagesat e shërbimeve sociale dhe mbrojtja e fëmijëve në praktikë.

Si rezultat i punës së përbashkët dhe diskutimeve gjate tryezës pjesëmarrësit ne bashkëpunim me konsulentit e jashtme te organizatës dhe drejtoreshën ekzekutive te OJQ NOPM kanë dalur me rekomandim siç janë:

organizimi i vizitave sistematikë dhe mbajtja e evidencave shëndetësore për nxënësit, rritja e numri te aktiviteteve fizike dhe rekreative neper shkolla, organizimin e fushatave te pastërtisë higjienikë, vendosja e kantinave ushqimore/kuzhinave neper shkolla, funksionalizimi i parimit për arsim gjithëpërfshirës, praktikimi i orëve shtese për nxënësit me përformancë me te ulte, trajnimi i stafit ne aspektin pedagogjik, rritja e moshës për fëmijët qe gëzojnë asistence sociale nga 5 vjeç ne 10 apo 12 vjeç, rritja e vizitave dhe ligjërimeve nga Njësisë për te drejtat e Njeriut lidhur me dukuritë qe dëmtojnë shëndetin

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve sociale me theks te veçante ndaj mbrojtjes dhe te drejtëve te fëmijëve, përfshirjes se fëmijëve dhe publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.