SHPALLJE PËR Konsulent/Trajner Lokal


                              OJQ  – NETWORK OF PEACE MOVEMENT – NOPM

Kamenicë, Kosovë

SHPALLJE PËR
Konsulent/Trajner Lokal

NOPM përmes këtij njoftimi, bën shpalljen për konsulentë/trajner lokal, me anë të së cilës synon ti trajtoj tri komponentë për të cilat komuna ka pasur ngecje në vitet e fundit, siç janë: rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje (konsultimi, mbikëqyrja qytetare, buxhetimi me pjesëmarrje), pjesëmarrje të qytetarëve dhe OSHC-ve në politike bërje, dhe llogaridhënia (roli mbikëqyrës i kuvendit komunal, menaxhimi financiar, ofrimi i shërbimeve). Këto do të arrihen përmes rritjes së pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, harmonizimit dhe miratimit te rregulloreve komunale sipas legjislacionit dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, shoqërisë civile dhe zyrtarëve komunal mbi pjesëmarrjen efektive në proceset e vendim-marrjes, transparencës dhe llogaridhënies.

Komponentët kryesore të programit janë si në vijim:

  • Harmonizimin dhe miratimin e rregulloreve komunale sipas legjislacionit ne fuqi në bashkëveprim dhe bashkërendim me shoqërinë civile dhe zyrtarët komunal;
  • Rritjen e pjesëmarrjes se qytetarëve (grave dhe burrave) në konsultime, politike bërje dhe vendimmarrje;
  • Ndërgjegjësimin e qytetarëve, shoqërisë civile dhe zyrtarëve komunal mbi pjesëmarrjen efektive në proceset e vendim-marrjes, transparencës dhe llogaridhënies

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Vetëdijesimi dhe aktivizimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse’ si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Projekti ReLOaD mbështet institucionet lokale (komunat) në zhvillimin e mekanizmave transparent të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.

Shërbimi për këtë konsulencë kërkon angazhim  gjatë periudhës 13 Prill – 17 Shtator 2019.

Aktivitetet dhe numri total i ditëve të punës:

Konsulenti 1:

  • Organizimin e tryezës së rrumbullakët me këshillat e fshatrave mbi sfidat dhe përgjegjësit  (1 ditë punë)
  • Organizimin e katër (4) takimeve me vendim-marrësit (ekzekutivin) dhe legjislativin për elaborimin e nevojave në propozime konkrete (4 ditë punë)
  • Organizimin e katër trajnimeve në shkolla mbi pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje dhe politike-bërje (4 ditë punë)
  • Organizimin e trajnimit mbi etikën dhe llogaridhënien (1 ditë punë)

Konsulenti 2:

  • Organizimin e pese dëgjimeve buxhetore ne lokalitet ne bashkëpunim me drejtorin e financave (5 ditë punë);
  • Organizimin e katër punëtorive mbi transparencën fiskale, pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje, qasje në dokumente zyrtare dhe hapjen e te dhënave. (4 ditë punë)
  • Punëtori mbi përdorimin e praktikave më të mira për menaxhimin e mbeturinave dhe sfidave të saj në komunë. (1 ditë punë)

Konsulenti 3:

  • Organizimin e katër (4) grupeve të punës për hartimin/ndryshimin e rregulloreve komunale (4 ditë punë)
  • Organizimin e pesë (5) debateve publike/konsultimeve mbi rregulloret komunale (5 ditë punë)

Ju lutem dërgoni aplikacionet e juaja (CV-në dhe letrën motivuese) në gjuhën Angleze apo Shqipe dhe/apo Serbisht me Emrin dhe Mbiemrin e kandidatit si dhe pozitën e cituar në Subject line: Consultant 1, 2 apo 3, deri më 10 Prill, 2019, ora 17:00, përmes e-mailit: ngo.nopm@gmail.com. Kontaktimi përmes formave të tjera të komunikimit nuk do të merret parasysh.

Kandidatët të cilët përmbushin kërkesat minimale të cilat janë të paraqitura në shpallje do të ftohen në intervistë. Ju lutem vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të konsiderohen.

Për më shumë informata ju lutem shih. Termat e Referencës.

OJQ NOPM ofron mundësi të barabarta të punësimit dhe inkurajon kandidatët që i takojnë komunitetit jo-shumicë, personave me aftësi të kufizuara si dhe kandidatet femra për të aplikuar.




ANNEX 1

                       OJQ Network of Peace Movement (NOPM)

TERMAT E REFERENCËS (ToR)

Lloji i shërbimit të kërkuar: 3 Konsulent/ekspert/trajner

Aktivitetet dhe numri total i ditëve të punës:

  1. Organizimin e tryezës së rrumbullakët me këshillat e fshatrave mbi sfidat dhe përgjegjësit  (1 ditë punë)
  2. Organizimin e katër (4) takimeve me vendim-marrësit (ekzekutivin) dhe legjislativin për elaborimin e nevojave në propozime konkrete (4 ditë punë)
  3. Organizimin e pese dëgjimeve buxhetore ne lokalitet ne bashkëpunim me drejtorin e financave (5 ditë punë);
  4. Punëtori mbi përdorimin e praktikave më të mira për menaxhimin e mbeturinave dhe sfidave të saj në komunë. (1 ditë punë)
  5. Organizimin e trajnimit mbi etikën dhe llogaridhënien (1 ditë punë)
  6. Organizimin e katër punëtorive mbi transparencën fiskale, pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje, qasje në dokumente zyrtare dhe hapjen e te dhënave. (4 ditë punë)
  7. Organizimin e katër (4) grupeve të punës për hartimin/ndryshimin e rregulloreve komunale (4 ditë punë)
  8. Organizimin e pesë (5) debateve publike/konsultimeve mbi rregulloret komunale (5 ditë punë)
  9. Organizimin e katër trajnimeve në shkolla mbi pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje dhe politike-bërje (4 ditë punë)

Periudha e punës: Prill – Shtator, 2019 (ditët e punës janë të shpërndara gjatë kësaj periudhe)

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT

NOPM synon ti trajtoj tri komponentë për te cilat komuna ka pasur ngecje në vitet e fundit, siç janë: rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje (konsultimi, mbikëqyrja qytetare, buxhetimi me pjesëmarrje), pjesëmarrje te qytetarëve dhe OSHC-ve në politike bërje, dhe llogaridhënia (roli mbikëqyrës i kuvendit komunal, menaxhimi financiar, ofrimi i shërbimeve). Këto do të arrihen përmes rritjes së pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, harmonizimin dhe miratimin e rregulloreve komunale sipas legjislacionit dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, shoqërisë civile dhe zyrtarëve komunal mbi pjesëmarrjen efektive në proceset e vendim-marrjes, transparencës dhe llogaridhënies.

Komponentët kryesore të programit janë si në vijim:

  • Harmonizimin dhe miratimin e rregulloreve komunale sipas legjislacionit ne fuqi në bashkëveprim dhe bashkërendim me shoqërinë civile dhe zyrtarët komunal;
  • Rritjen e pjesëmarrjes se qytetarëve (grave dhe burrave) në konsultime, politike bërje dhe vendimmarrje;
  • Ndërgjegjësimin e qytetarëve, shoqërisë civile dhe zyrtarëve komunal mbi pjesëmarrjen efektive në proceset e vendim-marrjes, transparencës dhe llogaridhënies.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Vetëdijesimi dhe aktivizimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse’ si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Projekti ReLOaD mbështet institucionet lokale (komunat) në zhvillimin e mekanizmave transparent të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSIT E KONSULENTIT

Shërbimet të cilat duhet të ofrohen nga konsulenti për OJQ-në NOPM për komunën e Kamenicës, më konkretisht duhet të sigurohet ekspertiza si në vijim:

  • Organizon tryezë te rrumbullaket me këshillat e fshatrave mbi sfidat dhe përgjegjësit; 
  • Organizon dhe moderon katër (4) takime me vendim-marrësit (ekzekutivin) dhe legjislativin për elaborimin e nevojave ne propozime konkrete;
  • Organizon pesë dëgjime buxhetore në lokalitet në bashkëpunim me drejtorin e financave;
  • Organizon punëtori mbi përdorimin e praktikave me te mira për menaxhimin e mbeturinave dhe sfidave te saj ne komune
  • Organizon trajnim mbi etiken dhe llogaridhënien
  • Organizon katër punëtori mbi transparencën fiskale, pjesëmarrjen e publikut ne vendim-marrje, qasje ne dokumente zyrtare dhe hapjen e te dhënave
  • Organizon katër (4) takime me grupeve te punës për hartimin/ndryshimin e rregulloreve komunale
  • Organizon pese (5) debate publike/konsultimeve mbi rregulloret komunale
  • Organizon 4 trajnime ne shkolla mbi pjesëmarrjen e publikut ne vendim-marrje dhe politike-bërje (4 ditë punë)
  • Lehtëson dhe modern punëtorit si dhe nxjerr rekomandime dhe konkluzione nga punëtoritë/takimet
  • Koordinon dhe monitoron proceset e trajnimeve, takimeve të grupit të punës dhe trajnimit (përgatitë listën e pjesëmarrësve, ftesat, agjendat, fotografitë, publikimet mediale, prezantimet në PPT (dërgohen fillimisht tek zyrtarët e NOPM-së për aprovim), si dhe raportet ditore të takimeve/trajnimi pas çdo aktiviteti
  • Përgatitë dhe harton raport gjithëpërfshirës te konsulentit  pas takimeve/punëtorive/trajnimeve
  • Kryen vizita në komunë me qëllim të njoftimit të procesit dhe lehtësimit të punës së tij/saj (nëse është e nevojshme)
  • Merr pjesë në punëtori/takime të tjera, sipas nevojës.

REZULTATET E PRITURA NGA KONSULENTI/TRAJNERI LOKAL

  1. Organizon pese (5) debate publike/konsultimeve mbi rregulloret komunale

Si mjet i verifikimit duhet të dërgohet për aprovim tek NOPM, si në vijim:

  1. Draft rregulloret komunale
    1. Fotot nga takimet, publikime mediale
    1. Timesheet
    1. Raporti gjithëpërfshirës i konsulentit lidhur me aktivitetet
  • Organizon katër (4) takime me grupeve te punës për hartimin/ndryshimin e rregulloreve komunale Si mjet i verifikimi janë dokumentet, si në vijim:
    • Draft rregulloret komunale
    • Lista te pjesëmarrëseve
    • Fotografitë, publikimet mediale, etj
    • Raportet nga takimet, si dhe dokumentet të tjera relevante, sipas nevojës
    • Raporte te konsulentit pas çdo aktiviteti
  • Organizon tryezë te rrumbullaket me këshillat e fshatrave mbi sfidat dhe përgjegjësit 
  • Organizon dhe moderon katër (4) takime me vendim-marrësit (ekzekutivin) dhe legjislativin për elaborimin e nevojave ne propozime konkrete
  • Organizon pese dëgjime buxhetore ne lokalitet ne bashkëpunim me drejtorin e financave
  • Organizon punëtori mbi përdorimin e praktikave me te mira për menaxhimin e mbeturinave dhe sfidave te saj ne komune
  • Organizon trajnim mbi etiken dhe llogaridhënien
  • Organizon katër punëtori mbi transparencën fiskale, pjesëmarrjen e publikut ne vendim-marrje, qasje ne dokumente zyrtare dhe hapjen e te dhënave
  • Organizon katër trajnime ne shkolla mbi pjesëmarrjen e publikut ne vendim-marrje dhe politike-bërje (4 ditë punë)
  • Dorëzimi i raporteve pas çdo aktiviteti të paraparë (duke përfshirë, listën e pjesëmarrësve, ftesa dhe agjendat, prezantimet në PPT, fotografitë, publikimet mediale etj.
  • Raporti përfundimtar i përmbledhur me të gjitha aktivitetet

Detyrat, përgjegjësitë dhe rezultatet e pritura nga konsulenti/et të përshkruara më sipër janë të përcaktuara vetëm në terma të përgjithshme. Kjo mund të zgjatet dhe të rregullohen në bazë të nevojave dhe kërkesave që dalin nga fusha/terreni.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Të posedoj fakultetin Bachelor, e preferueshme Master (Shkenca Sociale), në shkenca politike, gazetari, administratë publike apo në fusha të ngjashme;
  • Të flasë rrjedhshëm në gjuhën, Shqipe, Serbe dhe Angleze (raportimi bëhet në gjuhën Shqipe ose Angleze);
  • Aftësi të mira kompjuterike (Paketa e Microsoft office);
  • Patent shoferi (Kategoria B)

Përvoja e përgjithshme:

  • 5 vite përvojë në vetëqeverisje lokale, demokratizim dhe në reformat e administratës publike; 
  • E preferueshme përvoja në pozita të ngjashme me projekt(e) të financuar me donator të ndryshëm lokal dhe ndërkombëtarë;
  • Përvojë në regjion dhe/apo në komunat e lindjes së Kosovës do të konsiderohet si përparësi.

Përvoja specifike:

  • 5 vite përvojë pune në administratë komunale dhe/apo në projekte të ndryshme në vetëqeverisje lokale, respektivisht me projekte të ndryshme të politike bërjes me nivelin komunal (ekzekutivin dhe legjislativin)
  • Përvojë në organizime, hartimin të dokumenteve pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje dhe bërja avokime tek autoritet komunale për hartimin e politikave lokale
  • Përvojë në lehtësimin e debateve dhe dëgjimeve publike
  • Aftësi në ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve komunale në lidhje me pjesëmarrjen në vendim-marrje dhe politikë bërje.
  • Përvojë të dëshmuar në programe trajnues në ofrimin e organizimeve, trajnimeve, prezantimeve për grupet e synuara direket të projektit;
  • Përvojë në një apo më shumë fusha si:
  •  përvoja trajnues për autoritet komunale dhe grupe e synuara të projektit;
  • përgatitje në ngritje të kapaciteteve/mbikëqyrje, fasilitim të grupit të synuar të projektit;
  • përvojë në hartimin e dokumenteve të ndryshme relevante të projektit.

OJQ – NOPM ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë kandidatët dhe inkurajon të ofrohen propozime për konsulentë/trajnerë lokale femra, si dhe konsulentë/trajnerë lokale femra nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë.