Mbahet trajnimi një-ditor për avokimin, lobimin, arritjen e publikut dhe komunikimin

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), me 19 Janar, 2017 në Kamenicë ka mbajtur trajnimin një-ditorë mbi avokimin, lobimin, arritjen e publikut dhe komunikimin, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të  njoftohen në praktikë se si të lobohet, të njoftohen me çështjet e arritjes së publikut dhe komunikimit sa u përket çështjeve të rinisë, barazisë gjinore si dhe të informohen për punën e kuvendit komunal, procedurat që lidhen me proceset, vendimet, procedura për paraqitjen e iniciativave të qytetarëve, tema që lidhen me zbatimin e ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë, si dhe ligjin për barazi gjinore si një mjet për përmirësimin e situatës së të rinjve dhe grave.

Shumica e të pranishmëve ishin anëtarë të Grupit Joformal të Grave të komunës së Kamenicës, zyrtarë komunal, qytetarë, të rinjë, etj. Në total rreth 30 pjesëmarrës.

Si rezultat i këtij trajnimi, të pranishmit u njoftuan më gjerësisht me kornizën ligjore që e rregullon çështjen për barazinë gjinore, pjesëmarrjen dhe përfshirjen  qytetare, format dhe mënyrën e avokimit/lobimit, aktivizmin qytetar, etj. Gjithashtu, të pranishmit janë njoftuar edhe për punën e kuvendit komunal, procedurat që lidhen me proceset, vendimet, procedura për paraqitjen e iniciativave të qytetarëve, tema që lidhen me zbatimin e ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë si dhe ligjin për barazi gjinore si një mjet për përmirësimin e situatës së të rinjve dhe grave.

Ky trajnimi ka shërbyer si mundësi për të diskutuar dhe avokuar tek autoritet komunale për hartimin e politikave lokale, lehtësimin e debateve dhe dëgjimeve publike, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të komiteteve këshillëdhënës, të rinjve, grupit të grave, komuniteteve dhe këshillave të fshatrave për pjesëmarrje në vendim-marrje dhe politikë-bërje.