750 kërkesa te qytetarëve janë mbledhur dhe dorëzuar autoriteteve komunale ne Kamenicë,
Novo Berde dhe Ranilug
Në kuadër të projektit “Aktivizimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse’’,
Network of Peace Movement – NOPM ka bërë shpërndarjen 600 Kartela Investuese të
Qytetarëve, në komunën e Kamenicës, Ranilugut dhe Novobërdës, për planifikim lidhur me
investimet kapitale në komunat përkatëse.
Për përfshirjen e qytetarëve në planifikim buxhetor për investime kapitale, janë printuar 600
Kartela Investuese të Qytetarëve për vitin buxhetore 2024, përmes të cilave qytetarët patën
mundësi të shprehin prioritetet e projekteve zhvillimore kapaitale për vitin 2023 dhe 2024. Kartat
janë shpërndahen në të gjitha lokalitetet e komunës, ku nga 5 vullnetarë për secilën komunë nga
7 ditë ishin angazhuar për shpërndarjen e kartave tek qytetarët dhe grumbullimin e tyre.
Lidhur me këtë, vullnetaret u takuan me qytetarë të rëndomtë nëpër lokalitete dhe vende të
ndryshme si kafeteri, restorante, supermarket, dyqane, rrugë, etj., si dhe qasjen derë më derë
vetëm që të takojnë dhe të përfshijnë sa më shumë qytetarë.
Qytetarët u shprehën se Kartelat Investuese të Qytetarëve do të ndikojnë direkt në zhvillimin e
komunitetit sepse investimet e bëra nëpërmjet iniciativave lokale do të kontribuojnë
drejtpërdrejt në zhvillimin e komunitetit. Kjo do të përfshijë financimin e projektet e
infrastrukturës ose iniciativa të tjera që rrisin mirëqenien e përgjithshme të komunitetit.
Përfshirja e qytetarëve përmes kartave të investimit do të rrisë angazhimin e komunitetit në
planifikimin komunal dhe u mundësoj të thonë se si të ndahen fondet publike për investime
kapitale. Ky aktiviteti i ka dhënë mundësi për prioritizimi lokal ku qytetarët përcaktojnë nevojat
dhe prioritetet lokale me përfshirje e tyre në procesin e planifikimit që investimet kapitale të
përputhen me shqetësimet më urgjente të komunitetit. Vendimmarrja transparente: Përfshirja e
tyre në planifikimin e investimeve kapitale do të kontribuojë në transparencën në vendimmarrje
duke krijuar besim mes autoriteteve lokale dhe qytetarëve të saj. Zgjidhje të përshtatura, ku
kontributi i qytetarëve do të ndihmojë në identifikimin e çështjeve specifike që duhet të
adresohen në komunitet dhe kjo u mundëson komunave të përshtatin investimet kapitale sipas
nevojave dhe karakteristikave unike të zonës lokale. Rritja e angazhimit qytetar dhe përafrimi me
vlerat e komunitetit: Angazhimi i qytetarëve në planifikimin e investimeve kapitale inkurajon
pjesëmarrjen qytetare, qytetari më të informuar dhe aktive, duke nxitur një ndjenjë përgjegjësie
për mirëqenien e komunitetit si dhe përfshirja e tyre në vendimet për investime kapitale si dhe
ndihmon për të nxitur ndjenjën e pronësisë së përbashkët. Vendimmarrja e përgjegjshme:
Ndryshimet e shpejta në nevojat e komunitetit ose emergjencat kërkojnë vendimmarrje të
shpejtë, prandaj përfshirja e qytetarëve përmes kartave të investimit do të ndihmojë komunën
t’i përgjigjet në mënyrë më efektive rrethanave në zhvillim. Dhe në fund investimet kapitale të
udhëhequra nga kontributi i qytetarëve do të kenë një ndikim më të drejtpërdrejtë dhe pozitiv
në aspektet sociale dhe ekonomike të komunitetit, pasi qytetarët paraqiten si prioritet projektet
që përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.
Të rinjët kamenicas mësuan më shumë për mënyrat e pjesëmarrjes së tyre në vendim-marrje dhe politikë bërje!
Nxënës të shkollave të mesme dhe të rinjë nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal kanë marrë pjesë në trajnimet një-ditore mbi mënyrat e pjesëmarrjes së të rinjëve në vendim-marrje dhe politikë bërje.
Këto trajnime kanë shërbyer si një platformë për këta të rinj që jo vetëm të fitojnë njohuri të vlefshme, por edhe të kultivojnë aftësi dhe njohuri thelbësore në lidhje me përfshirjen e të rinjve në formësimin e kursit të politikave lokale dhe rajonale.
Projekti “Aktivizimi dhe vetëdijesimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse’’ u mbështet nga granti kombëtar i ndërhyrjeve të projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Krijim Politikash (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (MPJN).