Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Gjilani nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me OJQ-në “NOPM” – 09 nëntor 2015

Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me organizatën joqeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si përzgjedhëse për implementimin e projektit të financuar nga programi AKT LS I USAID-it e titulluar “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në buxhetim përmes përfshirjes gjinore, të rinjve dhe komunitetit pakicë”. Në emër të kryetarit Haziri, marrëveshjen e ka nënshkruar nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu si dhe drejtoresha ekzekutive e NOPM, Besime Tusha. Nënkryetari Kadriu tha se Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri është gjithmonë e gatshme të bashkëpunoj me organizatat siç është “NOPM”, qëllimi i projektit të së cilës është rritja e pjesëmarrjes së grave, të rinjve, komuniteteve pakicë në çështjet komunale dhe jetën publike, me fokus të veçant në planifikimin dbhe përgatitjen e buxhetit. Nga ana e saj, përfaqësuesja e OJQ “NOPM”, Besime Tusha –Maliqi, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për bashkëpunim në këtë projekt i cili zgjat 11 muaj, me synim në arritjen e objektivave duke organizuar tryeza të rrumbullakëta, punëtori, trajnime me ekzekutivin dhe legjislativin, radio debate/spote, vizita bnë terren, debate buxhetore, monitorim dhe avokim me theks të veçant përfshirjen e të rinjve, grave si dhe komuniteteve pakicë në proceset buxehtore si dhe përfshirjen e buxhetimit gjinorë në planifikimin buxhetor.