Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Çollaku: Kosova gati për udhëtim pa viza

Ministri për Integrime Evropian, Bekim Ҫollaku ka deklaruar se Kosova është gati për liberalizimin e vizave së shpejti. “Peticioni thërret të gjithë ata që kanë dorë në këtë punë të bëjnë më shumë për vendin. Kosova i ka plotësuar kushtet teknikisht për liberalizim të vizave” tha Çollaku, njofton Klan Kosova.Ai u deklarua kështu derisa i’u dorëzua peticioni  me mbi 50.000 nënshkrime që janë mbledhur për fushatën për liberalizim të vizave nga Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij.Ministri Çollaku tha se në vitin 2016 pritet që të përfundojë liberalizimi i vizave.