Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Diskutohet roli i shoqërisë civile në Kamenicë

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të diskutohet roli i organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e implementimit të Planin e Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE-së) 2016 ne nivel lokal, përgjegjësit dhe obligimet autoriteti lokal që ndërlidhën me Integrimet Evropiane si dhe koordinimin e tyre dhe zyrtareve komunal për Integrime Evropiane.
Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të administratave lokale për t’u ofruar shërbime qytetarëve në mënyrë efektive dhe të barabartë lidhur me proceset e integrimeve evropiane” të financuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe të zbatuar nga OJQ Network of Peace Movement – NOPM/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore – RRLP ka organizuar punëtori me qëllim të njoftimit mbi rolin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në monitorimin e Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE-së) procedurat që ndërlidhën me Integrimet Evropiane, si dhe koordinimin e tyre dhe Zyrtarëve për Integrime Evropiane (ZIE).
Në punëtori kanë marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm duke filluar nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët e integrimeve evropiane, zyrtarë komunal dhe përfaqësues të mediave lokale nga komuna e Kamenicës dhe Novobërdës.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të diskutohet roli i organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e implementimit të Planin e Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE-së) 2016 ne nivel lokal, përgjegjësit dhe obligimet autoriteti lokal që ndërlidhën me Integrimet Evropiane si dhe koordinimin e tyre dhe zyrtareve komunal për Integrime Evropiane.
Fillimisht, të pranishmit u njoftuan me qëllimin e aktivitetit, më gjerësisht mbi procesin e integrimeve Evropiane, veçanërisht me rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimeve Evropiane si dhe rreth monitorimit të zbatimit të PVPE-së, përmes disa prezantimeve në ‘PoëerPoint’.
Diskutimi kryesisht u fokusua në rolin e shoqërisë civile karshi Planit të veprimit të partneritetit evropian dhe mënyrës se si mund të ndikoj në proceset e integrimit evropian.
Gjithashtu, u përmendën edhe objektivat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet shoqëria civile, po ashtu edhe zyra për integrime evropiane nëpër komuna.
Ndër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen organizata e shoqërisë civile dhe zyrtarët komunal për Integrime Evropiane janë:
* Mungesa e bashkëpunimit në mes të OSHQ-ve dhe ZIE në nivel komunal;
* Mungesa e bashkëpunimit të mediave lokale me institucionet lokale në përgjithësi;
* Mungesa e Zyrës për investime kapitale në komunë;
Rekomandimet që dolën nga kjo punëtori janë si vijimi:
* Angazhimi apo kontraktimi i OSHC-ve nga ana e komunave për kryerjen e shërbimeve të ndryshme;
* Krijimi i një qendre apo pike kyçe për komunikim të ndërsjellët;
* Rrjetëzimi i OSHC-ve sipas profileve dhe fushë veprimtarisë së tyre;
* Hartimi i planit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, planit për menaxhimin e mbeturinave komunale, dhe krijimin e hapësirave të hapura publike për persona me nevoja të veçanta;
* Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve përmes trajnimeve të ndryshme, mbi njohurit më të mira të institucioneve të BE-së.