Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Filloi punën Komisioni për Hartimin e Rregullores për Transparencë në komunën e Kamenicës/Kamenica

Ne kuadër të projektit “Hartimi i Rregullores Komunale dhe Planit te Veprimit te Transparencës Komunale “ne komunën e Kamenicës”
OJQ-së “Network of Peace Movement (NOPM)” ka organizuar takimin e parë të grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunal për Transparence me anëtarët e grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë ku u diskutua draft-propozimi i parë i Rregullores Komunale për Transparencë duke konsultuar legjislacionin ne fuqi.

OJQ-ja NOPM është e angazhuar ne mënyrë aktive në hartimin dhe zbatimin e politikave, angazhohet ta rrit  transparencën dhe të promovoj vetëqeverisjen lokale si dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje.

 Ky takim i punës ka pasur për qëllim diskutimin dhe hartimin e draft-propozimit të parë të Rregullores Komunale për Transparence duke konsultuar legjislacionin në fuqi.

Lulzim Canaj, Kryesues i komisionit ka thënë se kontributi i anëtarëve të komisionit nuk do të mungoje, jemi të gatshëm për harmonizimin e Rregullores për Transparencë duke i pa edhe praktikat e komunave tjera, besojmë se do ti a dalim në takimet e tjera me qëllim që ta kemi  një draft- rregullore të mire e cila i ka munguar komunës sonë.

Takim i punës ka qenë  një-ditor dhe është punuar në grupe të vogla punese përmes “brainstorming”, grupet e formuara kanë pas këto tema:

 Pjesëmarrja e publikut ne vendim marrje, njoftimet konsultimet për të gjitha mbledhjet dhe publikimi i akteve si dhe qasja në dokumentet zyrtare. Pas punimit në grupe anëtarët e komisionit kanë prezantuar punimet e grupeve punuese.

Ky aktivitet është ne kuadër te projektit “Hartimi i Rregullore Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale” qe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë dhe zbatohet nga OJQ Networkof Peace Movement (NOPM).