Ne kuadër të projektit OJQ-së “Network of Peace Movement (NOPM)” ka organizuar takimin e dytë të grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunal për Transparence me anëtarët e grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë është hartuar Plani i Veprimit për Transparencë. OJQ-ja NOPM është duke u angazhuar ne mënyrë aktive në hartimin dhe zbatimin e politikave, angazhohet ta rrit transparencën dhe të promovoj vetëqeverisjen lokale si dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje.
Ky takim i punës ka pasur për qëllim hartimin e Planit të Veprimit për Transparencë ne kuadër te diskutimin dhe hartimin e draft-propozimit të Rregullores Komunale për Transparence duke konsultuar legjislacionin në fuqi.
Lulzim Canaj, Kryesues i komisionit ka thënë se kontributi i anëtarëve të komisionit për hartimin e rregullores ështe ne nivel , ne e kemi për qëllim të bëjmë ndryshim te thellë ne rregullore e jo vetem amandamentimin e rregullores kjo rregullore do te bazohet kryesisht ne udhëzimin administrativ .
Takim i punës ka qenë një-ditor dhe është punuar në grupe të vogla punese përmes “brainstorming”, grupet e formuara kanë pas këto tema: Pjesëmarrja e publikut ne vendim marrje, njoftimet konsultimet për të gjitha mbledhjet dhe publikimi i akteve si dhe qasja në dokumentet zyrtare.Këto grupe kanë pregaditur planin e veprimit per periudhat kohore te komisionit per hartimin e rregullores për transparencë.
Pas punimit në grupe anëtarët e komisionit kanë prezantuar punimet e grupeve punuese.
Ky aktivitet është ne kuadër te projektit “Hartimi i Rregullore Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale” qe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë dhe zbatohet nga OJQ Networkof Peace Movement (NOPM)/Rrjeti i Levizjes Paqesore.