Drejtoresha ekzekutive e OJQ-së Netëork of Peace Movement “NOPM”, Besime Tusha, ka takuar Kryesuesin e Kuvendin Komunal të Kamenicës z.Bajram Dërrmakun, për ta njoftuar me detyrat ,aktivitetet dhe ecurinë e projektit ” Përmirësimi i qeverisjes së mirë përmes monitorimit dhe avokimit , te financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës (SHBA).
Tusha ka informuar Kryesuesin se stafi i OJQ-së, “NOPM”do të monitorojnë për dhjetë muaj mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe Komitetin për Politikë dhe Financa , Komitetin për Komunitete si dhe do të monitoroj drejtoritë përkatëse në komunë.
Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku tha se Kuvendi komunal është i obliguar me ligje qe te jete i hapur për publikun e ne veçanti për sheqerin civile , mendojë se nuk do të na mungojë bashkëpunimi i ndërsjellë . “Ne synojnë krijimin e strategjive për komunikim dhe avancim të marrëdhënieve me publikun, si një bazament i një qeverisje të mirë është transparenca dhe inkuadrimi i qytetarëve në vendim-marrje publike, është e nevojshme që bashkëpunimi me shoqërinë civile të ngritët dhe të avancohet edhe me tutje, me qëllim të rritjes së transparencës për e kuvendit”,ka thënë Dërmaku.