Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Mbahet takimi i katërt me vendimmarrësit dhe përfaqësuesit e këshillave lokale të fshatrave Hodonovcit dhe Topanicës

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga NOPM, më datën 12 Korrik 2017 ka organizuar takimin e katërt me vendimmarrësit dhe përfaqësuesit e këshillave te bashkësive lokale të fshatrave Hodonovcit dhe Topanicës për elaborimin e nevojave dhe sfidave, që kanë dalë nga takimet nëpër lokalitete, në propozime konkrete.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e ekzekutivit përkatësisht zëdhënësi i komunës, koordinatori i këshillave te fshatrave, zyrtari i larte financiar dhe drejtoresha e financave janë njoftuar direkt nga përfaqësuesit e këshillave lokale të fshatrave Hodonovcit dhe Topanicës me problemet dhe sfidat me te cilat ballafaqohen banorët e fshatrave në fjalë. Fillimisht, përfaqësuesit e OJQ NOPM kane informuar te pranishmit mbi konkluzionet dhe rekomandimit qe kane dale nga takimet e këshillave lokale të fshatit Hodonovcit dhe Topanicës .
Ndër to, si probleme më të theksuara me të cilat ballafaqohen përfaqësuesit e këshillave lokale mbetet çështja e kompensimit për kryesuesit dhe anëtarët në bazë të angazhimit të tyre, trotuari, salla e kulturës, mungesës se zyrës, mungesë te ujit te pijshëm, eliminimin i deponive ilegale, rregullimin e kanalit per rrjedhën e ujërave atmosferike, mungese e komunikimit te ndërsjellat mes zyrës se kryetarit dhe banoreve te kësaj ane, investimeve kapitale, qentë endacak, shtrirja e rrjetit te ndriçimi publik, shtrirja e rrjetit te ujësjellësit, ndërtimi i urës se re ne fshatin Topanicë, vendosja e kontejnerëve për secilën shtëpi, instalimi i shenjave horizontale dhe vertikale te trafikut dhe kthimi i investimeve ne fshatar sipas pagesave te tatimit në pronë dhe taksave komunale. 
Ndërsa, nga ana e ekzekutivit nënvizua se te gjitha këto problem dhe sfida ne forme te projekt propozimeve dhe projekt ideve do te tek komisioni komunal për planifikimin e buxhetit komunal për ti futi ne listën  e projekteve prioritare, dorëzojnë tek kryetari si dhe drejtoret përkatës për shqyrtim te mëtutjeshme si dhe do te informojnë kuvendin komunal lidhur me nevojat dhe sfidat e lokaliteteve ne mënyrë qe ata te ndërmarrin hapa konkret drejt realizimi te tyre. Sa i përket çështjes së zyrës se punës do te shikohet mundësia për ofrimin e ndonjë zyre ne ato lokalitete apo ne objekte te komunës respektivisht ne shtëpinë e kulturës.
Ndërsa, lidhur me kompensimin e këshillave te bashkësive lokale, u tha se do të shikohet si mundësi që në planifikimin buxhetor për vitin 2018  të futet si linjë e posaçme buxhetore. Ne takimi ishin rreth 20 zyrtarë komunal dhe kryetarët/anëtarët e bashkësive lokale të fshatrave Hodonovcit dhe Topanicës, përfaqësues te shoqërisë civile dhe qytetarë.