Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM) në
kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe
politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së
kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i
financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë,
dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i
implementuar nga NOPM, më datën 28 Prill, 2017 ka organizuar takimin e parë me vendimmarresit dhe
perfaqesuesit e këshillave te bashkësive lokale të fshatit Rogoçicë dhe
Muqivërcë, për
elaborimin e nevojave dhe sfidave, që kanë dalur nga takimet nëpër lokalitete,
në propozime konkrete.Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit
e ekzekutivit janë njoftuar me problemet dhe sfidat me te cilat ballafaqohen
banorët e fshtrave në fjalë. Ndër to, si
probleme më të theksuara me të cilat ballafaqohen përfaqësuesit e bashkësive
lokale mbetet çështja e pagesës per kryesuesit dhe antarë në bazë të angazhimit
të tyre, zyrës për punë, mungesa e trajnimeve për avancim të mëtutjeshëm dhe
bashkepunimi me organet ekzekutive. Ndërsa,
nga ana e perfaqesuesve të komunës së Kamenicës, u tha se sa i perket cështjes
së zyreve, me rastin e ndërtimit të objektit të ri të komunës, shumë objekte do
të zbrazen dhe do të ketë shumë zyre në dispozicion për të gjithë. Gjithashtu,
sa i përket pagesës për këshillat e bashkësive lokale, u tha se do të shikohet
si mundësi që në planifikimin buxhetor të futet si linjë e posatshme buxhetore.
Sa përket ngritjes së kapaciteteve për bashkësitë lokale, u tha se së shpejti
do të mbahen trajnime dhe punëtori jashtë vendit me qëllim të avancimit sa më të
lartë të tyre në aspekte të ndryshme të zhvillimit.
Pjesë
e këtij takimi ishin përfaqësues të komunës së Kamenicës dhe kryetarët/antarët
e bashkësive lokale të fshatrave Rogoqicë dhe Muqivërc, perfaqesues te
shoqerise civile, qytetarë dhe media.