O pills
Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga NOPM, më datën 25 Janar, 2017 ka organizuar takimin e dytë me radhë me këshillat e bashkësive lokale. Takimi është mbajtur në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë përfaqësuesit e këshillave të bashkësive lokale të fshatit Koretin dhe Berivojcë. Ky takim kishte për qëllim rritjen dhe angazhimin e anëtarëve të bashkësive lokale në identifikim e nevojave dhe sfidave të komunitetit.
Të pranishmit janë njoftuar lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e bashkësive lokale si dhe për identifikim e nevojave të komunitetit apo bashkësive lokale, ku gjatë mandatit të tyre, ata janë trupë e kuvendit komunal dhe pikërisht janë të zgjedhur me vota të drejtpërdrejta të qytetarëve dhe si të tillë mund të funksionojnë duke i ndihmuar komunitetit ku jetojnë.
Sipas të pranishmëve që morën pjesë në diskutime, u tha se këshillat e bashkësive lokale janë të formuara, po jo edhe aq funksionalë pasi që ju mungojnë infrastruktura dhe kushtet elementare për punë dhe nuk kanë komunikim të mirëfilltë me organet komunale. Ky fakt, sipas tyre po e zbeh edhe vetë punën dhe vullnetin e këshillave të bashkësive lokale.
Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetarët dhe shumica e anëtarëve të këshillave të bashkësive lokale, dhe përfaqësues të NOPM-së, me ç ‘rast u diskutuan edhe çështje dhe tema të ndryshme sa i përket projektit në përgjithësi
Projekt i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile