Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Mbahet tryeza e rrumbullakët mbi hartimin e planeve të punës dhe raporteve vjetore të komiteteve konsultative për vitin 2017

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), më datën 20 Janar, 2017 në Kamenicë ka mbajtur punëtorinë mbi hartimin e planit të punës për komitetet konsultative si dhe raporteve vjetore për vitin 2017, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Synimi i kësaj punëtorie ishte draftimi i planeve të punës dhe formës së raportimit për vitin 2017, për komitetet konsultative, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre.

Në komunën e Kamenicës, funksionojnë katër komitete konsultative: komiteti për arsim, kulturë, rini dhe sport, komiteti për shëndetësi, çështje sociale dhe emergjenca, komiteti për planifikim, zhvillim lokal dhe ambient, dhe për përfshirjen qytetare në vendimmarrje. Ndërsa në kuadër të këtij projekti është formuar edhe komiteti për iniciative, i cili e ka të miratuar planin e punës për vitin 2017. Siç dihet komitetet konsultative kane për qëllim që të ndikojnë  tek qytetarët dhe grupet tjera të interesit dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes për interes publik.

Si rezultat i kësaj punëtorie, është hartuar drafti final i planeve të punës për secilin komitet veç e veç , dhe i njëjti do të miratohet nga kuvendi komunal.