Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), ka mbajtur trajnimin një-ditor për Ekipet profesionale vlerësuese dhe përkrahëse, drejtorë dhe mësimdhënës të shkollave fillore mbi Arsimin Gjithëpërfshirës në komunën e Gjilanit.

Gjilan,  27 Mars 2019

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Rritja e Qasjes në Arsimin Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara dhe Komunitetet tjera të Cenueshme’’ që financohet nga Ferrari Foundation përmes Save the Children Itali në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë, ka mbajtur ka mbajtur trajnimin një-ditor për Ekipet profesionale vlerësuese dhe përkrahëse, drejtorët dhe mësimdhënësit mbi arsimin gjithëpërfshirës në komunën e Gjilanit.

Qëllimi i këtij trajnim ishte që të ofroj trajnime shtesë për anëtarët e ekipeve komunale të vlerësimit, pedagogët, psikologët, specialistët, zyrtarët komunal, drejtorë dhe mësimdhënës në lidhje me përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore si dhe për krijimin e instrumenteve vlerësuese ashtu që të përshtatin nevojave arsimore të secilit nxënës mësimdhënjen dhe mësimnxënien. Kontributi i anëtarëve të ekipeve komunale për vlerësim dhe përkrahje është shumë i rëndësishëm në aspekt të krijimit të shkollave të hapura e gjithëpërfshirëse të cilat trajtojnë në mënyrë të barabartë dhe ofrojnë mundësi të njejta për çdo nxënës.

Gjithashtu, ky trajnim ka shërbyer edhe si mundësi që t’u ofrohet palëve burime shtesë për të përmirësuar cilësinë e mekanizmave ekzistues të arsimit gjithëpërfshirës.

NOPM do të vazhdojë me aktivitetet e radhës me qëllim të përmirësimit të shërbimeve në sferën e arsimit dhe ofrimin e qasjes më të mirë për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ky projekt financohet nga Ferrari Foundation përmes Save the Children Itali në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë dhe implementohet nga Network of Peace Movement (NOPM)

                                                          

          
Përkrahur nga: