Rrjeti I Lëvizjes Paqësore – NOPM

Lajmet

Roganë: Mbahet trajnimi i tretë në shkolla mbi pjesëmarrjen e të rinjve në vendim-marrje dhe politikë bërje

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), mbajti aktivitetin e radhës në kuadër të projektit. Kësaj radhe trajnimi u mbajt me nxënësit e shkollës së mesme ne fshatin Roganë te komunës se Kamenicës, konkretisht ne gjimnazin  “Sejdi Kryeziu”, ku tema e shtjelluar gjatë trajnimit ishte – Pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje dhe politik bërje, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.

Drejtoresha e NOPM Besime Tusha bëri hapjen informuese ku pjesëmarrësit e trajnimit u njoftuan lidhur me qëllimet e projektit dhe aktivitetit në veçanti ndërsa prezantimi dhe mbajtja e trajnimit, u bë nga konsulenti i angazhuar nga organizata NOPM, z. Rasim Alija, i cili para nxënësve shtjelloi konceptet e qytetarisë aktive, format e pjesëmarrjes në jetën publike institucionale dhe angazhimin qytetarë.
Me pjesëmarrjen e rreth 33 pjesëmarrësve si pjesë e trajnimit, të pranishmit patën rastin të  informohen më gjerësisht rreth nocionit të demokracisë, aktivizmin qytetarë, dhe vullnetarizmin. 

Gjithashtu, nxënësit patën rastin të informohen edhe për punën e institucionit të komunës, këshillit te veprimit rinor lokal dhe qendrave rinore si mundësi e angazhimit të tyre në forma konkrete.

Seanca trajnuese u zhvillua në mënyre interaktive, duke i nxitur nxënësit që te jenë pjesë aktive e temës së trajnimit duke i shtyrë të tregojnë përvojat e tyre në raport me angazhimin e tyre rinor, angazhimin në KVRL, dhe modelet e punës vullnetare, duke u a shpjeguar edhe kornizën ligjore, më saktësisht Ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.