Ne kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, është mbajtur tryeza e rrumbullaket me temën “Të drejtat dhe detyrimet publike dhe institucioneve gjyqësore ndaj njëri –tjetrit”. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Gjykatës themelore,institucioneve komunale ,policisë ,organizatat e shoqërisë civile ,qytetarë,dhe media lokale .
Ndërsa, Zijadin Spahiu, përgjegjës i gjykatës themelore dega në Kamenicë, ka thënë se transparenca në gjykatë duhet rritur mirëpo numri i vogël i gjyqtarëve na pamundëson ecurinë e punës, sa i përket dy gjuhësisë implementimi është në nivel , por me një përkthyes nuk mundë ti mbuloj dy gjykatat atë për kundërvajtje dhe komunale, kemi nevojë për rritjen e numrit të gjykatësve , referentëve dhe përkthyesve.
Komandanti i stacionit policor në Kamenicë , Kapiteni Nazif Hajrizi , inkurajon shoqërinë civile që me ane të projekteve te sensibilizojnë dhe informojnë qytetaret lidhur me punën e gjykatave dhe policisë.
Raportet ne mes te policisë dhe gjykatave deri me tani janë te mira dhe nuk mungon bashkëpunimi , mirëpo kemi edhe bashkëpunim të mirë me qytetarë si dhe me te gjitha institucionet relevante sa i përket çështjes se sigurisë.
Në këtë tryezë kontributin e tyre e dhanë : Gjykatësi Burim Shala, Toger Agim Maliqi, Administratorja e Gjykatës Luljeta Basha, si dhe qytetarët Ramadan Ajvazi, Daut Maliqi, Vebi Isufi , Sylejman Morina etj.
Ne fund të tryezës dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta të ketë qasje sa më demokratike dhe të drejta në sistemin e drejtësisë .
Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).